Agjencia Zhurnal.mk

Ambasadori rus në Greqi: Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO nuk do të kontribojë në sigurinë në Ballkan

Ambasadori rus në Greqi, Andrej Masllov, duke folur për televizionin grek ERT, ka deklaruar se shtytja për integrimin e Maqedonië në NATO nuk do të kontribojë në sigurinë dhe stabilitetin e situatës në Ballkan, përcjellë Zhurnal.
Ai paralelisht hodhi poshtë thëniet se Rusia dëshiron të ndikojë në Ballkan.
“Vendi ynë ka pranuar vendin fqinjë me emrin e ri, por për fat të keq zgjidhja e kontestit të vjetër me emrin e hapi rrugën për integrim me forcë të Maqedonisë në aleancën veri-atlantike dhe gjithsesi se kjo nuk do të kontribojë në sigurinë dhe stabilitetin e situatës në Ballkan”, tha ambasadori rus në Athinë, Andrej Masllov.
Ambasadori rus në Greqi sqaroi se viteve të kaluara janë parë përpjekjet e vendeve të caktuara që të vendoset një renditje e re e punëve “që nuk është bazuar në të drejtën ndërkombëtare, por të a.q rregulla të cilat vetëm këto dy vende i krijojnë dhe i prezantojnë si qëndrim të bashkimit ndërkombëtar”.
“Sa i përket politikës së Rusisë në Ballkan, hedhim poshtë pozitat që shpesh herë i shohim në media se Rusia dëshiron të ndikojë në Ballkan. Ne dëshirojmë zhvillim në marrdënihet me vendet e ballkanit në nivel bilateral dhe jemi të gatshëm të zhvillojmë këto marrdhënie në nivel ku të gjitha vendet e dëshirojnë këtë”, deklaroi Masllov në intervistë./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...