Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Ambasadori rus në Shkup: Janë planifikuar 200 mijë vaksina Sputnik për Maqedoninë

Shkup, 8 prill – Zhurnal.mk – Ambasadori i Rusisë, Sergej Bazdnikin nuk e di datën se kur do të arrijnë vaksinat e tjera Sputnik V, por është i bindur se vaksinimi i qytetarëve maqedonas do të ecë pandërprerë dhe Marrëveshja e nënshkruar nga ana e Fondit Rus për Investime Direkte dhe Ministrisë së Shëndetësisë do të respektohet.

Bazdnikin gjatë vizitës së sotme në Shtip theksoi se marrëveshja është nënshkruar në mars dhe se në vend janë dërguar 6.000 doza.

“Marrëveshja parashikon furnizim me 200000 doza të vaksinës kundër koronavirusit Sputnik V. Kjo sasi nevojitet për vaksinim të 100000 qytetarëve. Deri më sot janë dërguar 6.000 doza, 3.000 nga secila komponentë. Për momentin punohet në dërgesën e sasive të tjera të preparatit. Dëshiroj të ju them se pala ruse do t’i përmbush obligimet e saj të marrëveshjes dhe të sigurojë dërgesë të vaksinave, në vendin tuja”, tha Bazdnikin.

Ambasadori rus theksoi se vaksina Sputnik V është absolutisht e sigurt, efikasiteti i saj është më shumë se 90 për qind, ndërsa për parandalim të komplikimeve nga koronavirusi është 100 për qind.

Postime të ngjashme

“KUJDES”/ Lajmi në disa media maqedonase për një incident, krisma me armë dhe për viktima në Çento, i PAVËRTETË (Fake News)!

R Zh

Vetoja bullgare mund të shkaktoj krizë politike në vend

R Zh

Zhurnal raporton / Aksident i rënd në Çento-Shkup

mobile

Akuza të tjera ndaj ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski

R Zh

Izet Mexhiti: Urime dhe për shumë vite festa e Fitër Bajramit

R Zh

George Robertson: Bullgaria të tërheq veton kundër Maqedonisë së Veriut

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...