Ambasadori Sashko Nasev : Moment historik zhvillimi

nga V.E.

Kur Li Qiang, kryeministri kinez, paraqiti detyrat për vitin 2024 në raportin e punës së qeverisë më 5 mars, ai propozoi të promovohej ndërtimi i ekonomisë së hapur botërore dhe shtimi i përfitimeve nga popujt e të gjitha vendeve prej rezultateve të bashkëpunimit me dobi të përbashkët. Shumë ambasadorë në Kinë thanë në intervistat e tyre se gjallëria dhe qëndrueshmëria ekonomike e Kinës kanë një rëndësi të madhe për botën. Ata shprehën shpresën se vendet e tyre do të forcojnë bashkëpunimin me Kinën dhe do të promovojnë zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Kinë Sashko Nasev theksoi në një intervistë me gazetarët: “Kina jo vetëm që ka një treg të madh, por gjithashtu ndodhet në një moment historik zhvillimi që s’mund të shpërfillet nga kompanitë e mëdha globale.”

Më tej ambasadori Nasev shtoi: “Ekonomia kineze është pjesë e rëndësishme e ekonomisë botërore. Ne shpresojmë të shohim ekonominë e Kinës të vazhdojë të rritet dhe të thellojmë bashkëpunimin me Kinën. Veçanërisht në kuadrin e mekanizmit të Bashkëpunimit Kinë-Vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, ne presim me padurim forcimin e shkëmbimeve ekonomike e tregtare dhe të shkëmbimeve kulturore ndërmjet Kinës e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, për të promovuar së bashku investimet dhe zhvillimin e ekonomisë së gjelbër.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More