Ambasadori slloven: Çelja e negociatave, kryesfidë

Shkup, 11 korrik – Samiti Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor ka për të qenë ngjarja kryesore e kryesimit gjashtëmujor të Sllovenisë. Kështu ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë ambasadori slloven në Shkup, Milan Predan. Ai ka shprehur bindjen se në vjeshtë do të arrihet përparim i qartë drejt çeljes së negociatave të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për aderim me të drejta të plota në familjen evropiane.

 

Kryediplomati slloven në Shkup, Milan Predan, ka folur me tone optimiste për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe konkretisht për tejkalimin e mosmarrëveshjeve Shkup-Sofje që po mbajnë të bllokuar çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian.

‘Nëse nuk jemi në gjendje ta zgjidhim këtë çështje ndërmjet Maqedonisë e Bullgarisë, atëherë si ka për të zgjidhur Bashkimi Evropian çështjen ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës  që kërkon më shumë vëmendje, e të mos flasim për çështjen e Bosnjë e Hercegovinës’,– ka vlerësuar Milan Predan për seksionin maqedonas të Radios Evropa e Lirë.

“Samiti Bashkimi Evropian- Ballkani Perëndimor në thelb ka për të qenë ngjarja kryesore gjatë kryesimit tonë gjashtëmujor. Ne presim që ai mund të jetë samiti kur do të mund ta shpallim ose do të mund ta shikojmë perspektivën shumë të qartë në raport me konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ‘- ka deklaruar ambasadori Predan duke pohuar se fillimi i negociatave të Brukselit me Shkupin dhe Tiranën zyrtare ka për të qenë sfida kryesore e Presidencës sllovene. Përparimi, sipas tij, do të mund të shihet pas formimit të qeverisë së re bullgare, në vjeshtë”.

Ambasadori slloven, po ashtu, ka ritheksuar përkushtimin e kreut shtetëror të vendit të tij, Presidentit dhe Kryeministrit, për zgjerimin e Bashkimit Evropian, për të ruajtur kredibilitetin në rajon, për shkak se, rikujton ai qëndrimin e kryeministrit Jansha, ‘nëse BE-ja nuk ia del të zgjerohet në Ballkanin Perëndimor, dikush tjetër do ta bëjë këtë’.

Related posts

Delegacion i Qytetit të Shkupit për vizitë zyrtare në Podgoricë

Z H

Mickovski vizitoi familjet në Tetovë, për zjarrin duhet të ketë përgjegjësi

D V

Qyteti i Shkupit votoi për ribalancin e Buxhetit për vitin 2021

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More