Agjencia Zhurnal.mk

Ambasadori Timonier tregon kushtin e ri për fillimin e negociatave me BE-në

Shkup, 15 janar – Zhurnal.mk – Ambasadori francez në Maqedoninë e Veriut, Kristian Timonier, sot në Utrinski Brifing ka theksuar se Maqedonisë së Veriut i nevojiten zgjedhje të suksesshme si dhe progres në reforma me qëllim që të marë datë për fillim të negociatave me BE-në, njofton Zhurnal.

Timonier shpreson që deri në samitin e Zagrebit gjithçka do të jetë gati nga pala maqedonase.

“E di se propozimin e Komisionit duhet ta marim në fund të muajit. Kjo nuk ndodhë vetëm nga njëra palë. Ka konsensus për propozimet tona. Nuk presim komplikime sepse propozimet tona ishin të bazuara në argumente për të cilat nevojjitet kohë. Mendoj se deri në samitin e Zagrebit do të jemi gati”, thotë ambasadori francez, Kristijan Timonier.

Përpos tjerave, Timonier gjithashtu përmendë dhe ligjin për Prokurori Publike.

“Nevojiten zgjedhje të suksesshme. Progres në agjendë. Sepse ekziston metodologji, por ekziston edhe agjendë e reformave në agjendën politike si dhe ligji për Prokurori Publike”, deklaroi ambasadori Timonier./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...