Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Ambasadorja amerikane kërkon nga Gashi dhe Sela angazhim konstruktiv të opozitës

Shkup, 1 prill – Zhurnal – Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Katie Marie Byrnes, ka zhvilluar një bisedë me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi, për t’ua përcjellur atyre nevojën për një angazhim konstruktiv të opozitës.

Në njoftimin e ambasadës së SHBA-ve thuhet se Byrnes ka inkurajuar dy liderët të bashkëpunojnë me të tjerët në mënyrë që të zgjidhin sfidat e rëndësishme me të cilat po përballet vendi.

Për takimin ka folur edhe Gashi, i cili në një njoftim për opinionin shkruan se sot, së bashku me kryetarin e ASH-së, Ziadin Sela, kanë zhvilluar një takim virtual me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Katie Marie Byrnes.

“Në këtë bashkëbisedim, theksova se vendi ynë gjendet para dy momenteve imediate për të ardhmen e shtetit: procesi i regjistrimit të popullsisë dhe ligji për shtetësi.

Mbetemi të përkushtuar në kauzën tonë shqiptare, duke qenë thellësisht të bindur se roli i SHBA-ve në vend dhe rajon është me efekt inkurajues për të ardhmen tonë të përbashkët shtetërore.

Postime të ngjashme

Pozicioni bullgar ndaj Maqedonisë së Veriut mbetet i pandryshuar, Sofja është e hapur për dialog

Dafina Vidishiqi

Carovska: Nëse nuk investoni në arsim, keni harruar të investoni në të ardhmen

Dafina Vidishiqi

Maqedonia e Veriut përballet me mungesë të vaksinave

Dafina Vidishiqi

BFI: As këtë vit nuk mund të kryhet haxhi

Dafina Vidishiqi

Destani: Roli dhe kontributi i diasporës shqiptare ka qenë dhe vazhdon të jetë i jashtëzakonshëm

Dafina Vidishiqi

MSHIA Maqedoni: Dokumentet e Draft-planit aksional të Strategjisë Nacional janë vendosur në ENER

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...