Ambasadorja amerikane uron Qeverinë e re

nga Xh M

Shkup, 24 qershor – Ambasadorja amerikane Angela Ageler ka uruar në rrjetet sociale zgjedhjen e Qeverisë së re të udhëhequr nga kryeministri Hristijan Mickoski.

Ageler shkroi se pret që qeveria të vazhdojë rrugën euroatlantike të vendit. “Ne mezi presim të vazhdojmë partneritetin tonë në forcimin e sundimit të ligjit, përmirësimin e zhvillimit ekonomik, energjetik dhe të infrastrukturës, strukturat sociale dhe lëvizjen e vendit në rrugën e tij euro-atlantike”, shkroi Ageler në X.

Qeverinë e re e ka uruar edhe ambasadori i BE-së Dejvid Gir i cili tha se do të bashkëpunojnë ngushtë në arritjen e progresit në reformat thelbësore dhe avancimin e rrugës drejt BE-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More