Agjencia Zhurnal.mk

Ambasadorja e SHBA-ve nis zyrtarisht punën, takim me ministrin Cakaj

Tiranë, 28 janar – Ditën e sotme ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, priti në një takim ambasadoren e sapoemëruar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim.

Cakaj shkruan se gjatë takimit me Ambasadoren Kim u diskutuan gjerësisht çështje që lidhen me angazhimin e Shqipërisë për çeljen e negociatave me BE-në, kryesimin e OSBE-së dhe marrjen e ulëses jo të përhershme në Këshillin e Sigurimit në vitin 2022.

“Mirënjohës për mbështetjen e pakursyer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për reformat e brendshme dhe forcimin e pozicionit ndërkombëtar të Shqipërisë. SHBA-ja është partner i pazëvendësueshëm politik e strategjik për Shqipërinë!”, thekson ai.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...