Shqipëri

Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA infektohet me COVID-19

Zhurnal Ads

Floreta Faber, ambasadorja e Shqipërisë në SHBA ka rezultuar pozitive me COVID-19. Lajmin e ka bërë vetë me dije ambasadorja përmes një postimi në Facebook.

Ajo shprehet se është testuar pozitivisht në Uashington sapo është kthyer nga Shqipëria.

“Të dashur miq, Sot u ktheva nga Shqipëria pas një udhëtimi pune dhe pasdreke arrita në Uashington. Sapo zbrita në aeroport, si masë profilaktike bëra testin e Covid-19. Përgjigja ishte POZITIV. Ju njoftoj nëpërmjet këtij mesazhi, pasi këto ditë kam zhvilluar shumë takime pune me mjaft zyrtar dhe kolegë, si dhe kam takuar pa fund shokë e miq, familjarë dhe njerëz të afërm, të cilët nuk i njoftoj dot një nga një. Unë u testova negativ ditën kur u nisa drejt Shqipërisë. Në çdo ambient apo takim, zyrtarë apo miqësor, kam mbajtur maskë dhe kam ruajtur distancën e kërkuar, por qartësisht jo mjaftueshëm. Mos i hiqni në asnjë moment maskat. Uroj më të mirën për secilin nga ju!”/OraNews/

Postime të ngjashme

DW: Rastet e reja me koronavirus arrijnë shifrën rekord në Shqipëri. Maskat të detyrueshme kudo

admin

Rama: Do hyjë në fuqi ndihma për të prekurit me COVID që trajtohen në shtëpi

S.B.

Përkeqësimi i situatës nga koronavirusi dhe hapja e spitalit Covid3, Manastirliu del me thirrjen e fortë

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...