Agjencia Zhurnal.mk

Ambasadorja finlandeze Blinnikka: Në tetor të gjejmë një zgjidhje të duhur për Ballkanin Perendimor

Sofje, 2 korrik – Zëvendës kryeministrja bullgare Ekaterina Zaharieva gjatë debatit të presidencës finlandeze në Sofje nën organizimin e ambasadës finlandeze ka shprehur dëshirë që gjatë muajve të ardhëshëm të dërgohet ftesa për anëtarësim ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Ndërkohë që ambasadorja finlandeze Blinika ka thënë se do mundohemi të gjejmë një zgjidhje të duhur në tetor.

“Zgjerimi është një problem shumë i rëndësishëm dhe ne presim diskutime, që të gjejmë një zgjidhje të duhur në tetor për Ballkanin Perendimor”, kështu ka deklaruar ambasadorja finlandeze në Sofje, Pajvi Blinika.

Ajo është shprehur se bashkëpunimi me Bullgarinë në këtë drejtim është shumë i mirë.

“Një Europë e re, sociale dhe e gjelbërt është prioritet për Finlandën, bashkë me mbrojtjen e të dretjave dhe lirive të qytetarëve, BE duhet të punojë bashkë dhe në mënyrë efektive”, ka thënë kështu Blinika.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...