Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Ambasadorja Hollstajn tregon vlerat që duhet t’i ketë Maqedonia për anëtarësim në BE

Shkup, 22 janar – Zhurnal.mk – Ambasadorja gjermane në vendin tonë, Anke Hollshtajn në një intervistë për Studio10, ka folur për marrëveshjen e vitit 1963 kur me marrëveshjen historike të Eliseut u qetësuan Franca dhe Gjermania dhe e njejta u rinovua para dy viteve. Siç theksoi ambasadorja, kjo marrëveshje është lidhur 18 vite pas fundit të luftës së dytë botërore dhe i ka dhënë fund të ashtuquajturës “armiqësia” mes dy vendeve, me çka ka krijuar bazë politike, juridike dhe simbolike për bashkëpunim të përbashkët. Lidhur me Bashkimin Evropian, ajo konsideron se kjo është bashkësi e vlerave, informon Zhurnal.

“Këto janë demokracia, shteti i së drejtës, gjyqësia e pavarur, mediat e lira dhe shoqëria për të gjithë. Këto janë vlerat e BE-së në përgjithësi dhe kjo është sllogani jonë “Të bashkuar në dallime”. Nuk guxojmë të tolerojmë në vendet anëtare të ketë ndasi të cilat janë larg nga këto vlera”, theksoi Hollstajn.

Ambasadorja konsideron se mes Maqedonisë dhe Bullgarisë ka marrdhënie të mira ndërfqinjësore. Bullgaria e para ka pranuar shtetin tonë si të pavarur dhe ka qenë mbështetës i fuqishëm i evropeizimit të gjithë rajonit dhe veçanërisht të procesit të afrimit të Maqedonisë së Veriut drejt BE-së.

“Përpos kësaj, ekziston dhe marrëveshje për fqinjësi të mirë dhe sipas meje kjo duhet të përmbushet me jetë dhe në mënyrë konsekuente të zbatohet”, theksoi ambasadorja.

Gjithashtu, tha se me marrëveshjen e Elisesë, nuk janë përmendur pengesa të identitetit, gjuhës dhe historisë mes Francës dhe Gjermanisë. Ajo potencoi se Gjermania edhe më tej do të ngelet mbështetës i fuqishëm i Maqedonisë dhe se është me rëndësi të shfrytëzohet koha për reforma dhe Evropia të sillet në Maqedoni.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Zaev: Parlamenti ta mbështesë reformën e administratës

Z H

17 të shëruar dhe 74 raste të reja me Covid, vdesin dy pacientë

Z H

Gërvalla Shvars: Ballkani i hapur nuk është diçka e re, por mund të jetë e rrezikshme

Z H

Shpaloset tabela e rrugës “Jusuf Gërvalla” në Çarshi të Vjetër

Z H

Në qershor rritje prej 9,5 për qind të prodhimtarisë industriale në nivel vjetor

Z H

Osmani: Sapo të formohet qeveria në Sofje intensivisht do të angazhohemi për zgjidhje

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...