Agjencia Zhurnal.mk

Ambasadorja kosovare dorëzon kredencialet te Mbreti i Suedisë

Ambasadorja e Kosovës, Shkëndije Geci-Sherifi, i ka dorëzuar Letrat Kredenciale te Mbret i Suedisë Lartmadhëria e Tij, Carl Gustaf XVI, nëpërmjet një ceremonie shtetërore e cila u zhvillua në Pallatin Mbretëror Kungliga slottet në Stokholm.

Ambasadorja Geci-Sherifi i përcolli përshëndetjet e kreut shtetëror të Republikës së Kosovës për Lartmadhërinë e Tij dhe për popullin suedez.

Ajo ka thekuar se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Suedisë janë të shkëlqyera duke shprehur kështu mirënjohjen e thellë për përkrahjen që Suedia e ka dhënë për Pavarësinë dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës.

Geci-Sherifi gjithashtu u zotua se do të kontribuojë maksimalisht në kultivimin dhe avancimin e mëtutjeshëm të raporteve në mes të dyja vendeve mike në të gjitha fushat e interesit bilateral.

Ky është mandati i tretë i Ambasadores Geci Sherifi, e cila më parë ka shërbyer si ambasadore e Republikës së Kosovës në Hungari dhe Kroaci me ç’rast është dekoruar nga të dy presidentët e këtyre shteteve për punë të shkëlqyer në promovimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...