Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Ambasadorja kroate në Bullgari thirret për bisedë në MPJ-në bullgare për shkak Maqedonisë

Shkup, 19 maj, Zhurnal.mk – Me urdhër të ministrit të Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Svetllan Stoev, sot është thirrur për bisedë ambasadorja e Republikës së Koracisë në Sofje, Jasna Ognjanovac.

Siç raportojnë nga MIA, ajo është pranaur në takim me drejtorin e përgjithshëm për Çështje Evropiane, Rumen Aleksandrov, ndërsa arsyeja për bisedën është deklarata e presidentit kroat, Zoran Milanoviq pas Samitit në Slloveni dhe Kroaci me vendet nga Ballkani Perëndimor, mbajtur më 17 maj 2021, nga ku sulmoi politikën bullgare ndaj eurointegrimit të Maqedonisë.

Para ambasadores Ognjanovac, drejtori i përgjithshëm e përshkroi deklaratën e presidentit kroat Milanoviq si të papranueshme dhe dëshpëruese duke pasur parasysh dialogun e shkëlyqer bilateral mes Sofjes dhe Zagrebit për tema evropiane.

Si përgjigje ndaj kërkesës për sqarim të deklaratës së presidentit Milanoviq, ambasadorja kroate u obligua që të përcjell në Zagreb qëndrimin e Bullgarisë.

Postime të ngjashme

Pozicioni bullgar ndaj Maqedonisë së Veriut mbetet i pandryshuar, Sofja është e hapur për dialog

Dafina Vidishiqi

Carovska: Nëse nuk investoni në arsim, keni harruar të investoni në të ardhmen

Dafina Vidishiqi

Maqedonia e Veriut përballet me mungesë të vaksinave

Dafina Vidishiqi

BFI: As këtë vit nuk mund të kryhet haxhi

Dafina Vidishiqi

Destani: Roli dhe kontributi i diasporës shqiptare ka qenë dhe vazhdon të jetë i jashtëzakonshëm

Dafina Vidishiqi

MSHIA Maqedoni: Dokumentet e Draft-planit aksional të Strategjisë Nacional janë vendosur në ENER

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...