Ambasadorja Rusi u thirr në MPJ të Bullgarisë për shkak të deklaratës së Nikolloskit

nga Xh M

Sofje, 30 gusht – Ambasadorja në Sofje, Agneza Rusi-Popovska, është thirrur sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Bullgarisë për t’iu shprehur protestë ndaj deklaratës së djeshme në konferencën për shtyp të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Transportit, Aleksandar Nikolloski, në të cilën ka treguar se gjithmonë gjatë zgjedhjeve në Republikën e Bullgarisë është keqpërdorur tema e RMV-së.

Këtë e bëri të ditur sot MPJ-ja bullgare, duke theksuar se ambasadores së RMV-së në Sofje, pala bullgare ia rikonfirmoi qëndrimin konsistent për perspektivën evropiane të Shkupit.

“Fatkeqësisht, u konstatua se provokimet sistematike dhe refuzimi për të përmbushur detyrimet e përfaqësuesve zyrtarë të vendit fqinj e largon edhe më shumë nga fillimi i negociatave me Bashkimin Evropian. Kabineti zyrtar dhe çdo kabinet qeveritar pasues do të vazhdojnë vijën e natyrshme të politikës së jashtme bullgare ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim garantimin e të drejtave të njeriut dhe respektimin e parimeve të fqinjësisë së mirë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë.

Duke komentuar reagimin e fundit të MPJ-së bullgare se autoritetet në Shkup duhet ta kenë të qartë se përpjekjet për të ngritur ide për rinegociim të obligimeve tashmë të ndërmarra ndërkombëtare mund të çojnë në një largim të mëtejshëm nga fillimi i negociatave për anëtarësim në BE, Nikolloski tha se atje nuk do të ketë ndërmend t’u përgjigjet njerëzve që kërkojnë pikë politike, të cilët aktualisht janë margjinalë politikë në Bullgari, sepse janë përfaqësues të një qeverie që nuk ka legjitimitet nga askush.

“Kjo nuk është politika e djeshme e Bullgarisë, por kjo është politika e fqinjit lindor që e kemi patur vazhdimisht që nga viti 2020. Aty janë aq jofunksionalë sa nuk mund të caktojnë as zgjedhje. Kjo është qeveria e tyre e shtatë apo e tetë teknike, ata nuk mund të gjejnë më njerëz për qeverinë teknike. Le t’i zgjidhin gjërat në shtëpi së pari”, tha zëvendëskryeministri.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More