Ambasadorja Yuri Kim s’i shpëton “tundimit”, bëhet pjesë e gëzimit të një çifti të ri shqiptar në Gjirokastër

Pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ambasadorja Yuri Kim, duket se ka vijuar me turin e saj nëpër Shqipëri. Këtë herë, ambasadorja ka qenë në Gjirokastër. Teksa ka qenë duke vizituar pjesën e pazarit të qytetit, ajo është takuar rastësisht me një çift që po bënin fotosesionin e dasmës.

 

Kim nuk ka ngurruar që të bëhet pjesë e këtij gëzimi dhe ka kërkuar që të bëjë një foto me dyshen, kjo dhe në formën e një kujtimi për vetë ambasadoren. Ndërkaq, vlen të theksohet se ambasadorja Yuri Kim sistematikisht viziton vendet piktoreske të Shqipërisë, ku takohet me qytetarët dhe njihet më shumë me kulturat dhe trevat tona.

Related posts

Lulzim Basha: Edi Rama, armiku i vërtetë i demokratëve

N E

Manastirliu pret rektorin e universitetit hungarez: Vendosëm bazat e një platforme ambicioze bashkëpunimi

D V

Pas dënimit të Llallës / KE: Vazhdoni luftën kundër korrupsionit në nivele të larta

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More