Ambasadorja Yuri Kim takon Gjonajn: Dha kontribut për reformën në drejtësi, SHBA do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me ministren në detyrë të Drejtësisë, Etilda Gjonajn. Diplomatja i ka shprehur vlerësime Gjonajt për rolin e saj në këtë pozicion, ndërsa theksoi se ajo ishte gruaja e parë në këtë rol pozicion kyç. Mes të tjerash Kim tha se SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri.

 

MESAZHI I YURI KIM : Takova Etilda Gjonajn për ta falënderuar ndërsa përfundon mandatin e saj të jashtëzakonshëm si Ministre e Drejtësisë – personi me jetëgjatësinë më të madhe dhe gruaja e parë në këtë pozicion kyç. Ne vërejmë veçanërisht udhëheqjen e saj mbi reformën në drejtësi, e cila – me kontributin e saj – ka filluar të japë rezultate. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri. Shpresojmë që të gjithë udhëheqësit dhe institucionet e drejtësisë do të vazhdojnë të ecin përpara për të dhënë më shumë rezultate që i shërbejnë popullit të Shqipërisë, plotësojnë standardet e Bashkimit Evropian dhe sjellin Shqipërinë më afër Shteteve të Bashkuara.

Related posts

COVID19/ MSH: 959 raste të reja, 6 humbje jete në 24 orët e fundit

D V

Situata nga covid/ MSH: 486 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit

D V

Ditën e enjte mbahet takimi për Mini-Shengenin, ministrja Denaj jep detaje

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More