Amelia Hamlin vesh një rrjetë metalike të tejdukshme pas ndarjes nga Scott Disick

Amelia Hamlin po i vë në pah hiret e saj tani që është beqare.

Modelja 20-vjeçare është aktualisht në Londër për Javën e Modës, ku është parë në shfaqje dhe ahengje të shumta dhe madje ka ecur në pistë për stilistin Yuhan Wang.

Kohët e fundit, vajza më e vogël e Harry Hamlin dhe Lisa Rinna mori pjesë në një panair dhe hapje hoteli, duke veshur një shall të tejdukshëm prej metali nga Natalia Fedner dhe një fund të kombinueshëm.

Foto: Dave Benett/Getty Images for NoM

Sa i përket të brendshmeve, ylli hoqi sytjenat dhe veshi të brendshme të poshtme që përshtateshin plotësisht me veshjen.

“Më thuaj që po përpiqesh ta kthesh ish-in tënd pa më thënë se po përpiqesh ta kthesh ish-in tënd”, komentoi një person në postimin e Hamlin në Instagram.

Një burrë në jetën e Hamlinit i cili mund të jetë në ankth është babi Harry; modelja i dërgoi një kërkim falje për pamjen seksi, duke ndarë mesazhin në Instagramin e saj. “Më fal babi, është modë”, shkroi ajo në mesazhin të cilin e mbishkroi, “Për personat që janë brengosur për Harry Hamlin”.

Para se të shihej në Londër, ajo gjithashtu mori pjesë në Javës së Modës në New York. 

Related posts

Rita Ora shfaqet e zhveshur, teksa mbulohet vetëm me fanellën e Anglisë për të shprehur përkrahjen e saj

D V

Kida shkëlqen në paraqitjen e radhës derisa ekspozon barkun e tonifikuar

D V

Amarda Toska shtatzënë për herë të tretë? Moderatorja dhe zbulon të vërtetën

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More