Amerikanët, afganët, dhe diçka në mes

Nga: Çim Peka

 

Basha nga ana e tij, si rrallë herë del me një qëndrim politik publik për një ngjarje që është në zhvillim e sipër. Dhe ç’është e vërteta, në një stil prej lideri theksoi faktin se Shqipëria dhe shqiptarët, duke përfshirë qeverinë dhe opozitën kanë detyrime ndaj SHBA-ve, dhe përpos aspektit humanitar, Shqipëria duhet të pranojë një numër proporcionalisht me kapacitetet e saj, sepse duhet t’i gjendemi në krah SHBA-ve, me mundësitë që kemi.

Nuk di ndonjë rast kur opozita dhe çdo zë opozitar të kenë qenë më dakord me Ramën sesa me rastin e vendimit të tij për të pranuar në Shqipëri një numër qytetarësh afganë. Duke më përfshirë dhe mua. Por, ky nuk të lë as ta lavdërosh. Sepse, ndërkohë që shumica dërrmuese e shqiptarëve bien dakord me veprimin, atij i djeg motivi pas këtij vendimi. Rama, në mënyrë të çuditshme për shumë kënd irritohet me faktin dhe përceptimin se vendimi i tij është thjesht një përgjigje pozitive ndaj një kërkese të qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Basha nga ana e tij, si rrallë herë del me një qëndrim politik publik për një ngjarje që është në zhvillim e sipër. Dhe ç’është e vërteta, në një stil prej lideri theksoi faktin se Shqipëria dhe shqiptarët, duke përfshirë qeverinë dhe opozitën kanë detyrime ndaj SHBA-ve, dhe përpos aspektit humanitar, Shqipëria duhet të pranojë një numër proporcionalisht me kapacitetet e saj, sepse duhet t’i gjendemi në krah SHBA-ve, me mundësitë që kemi.

Rama nga ana tjetër, irritohet me këtë ide, dhe këmbëngul se vendimi është i bazuar mbi arsye humanitare. Gënjen dhe mashtron. Shumë trashë madje. Dhe ja pse. Qeveritë shqiptare, të majta dhe të djatha, i janë gjendur në krah SHBA-ve shumë më shumë se vendet e tjera (në raport me kapacitetet) që nga 11 shtatori e këtej. Kur SHBA-të vendosën të ndërhynin ushtarakisht në Afganistan pas sulmeve terroriste, qeveria socialiste e Ilir Metës të asaj kohe vendosi t’i bashkohej operacioneve ushtarake dhe paqeruajtëse edhe pse nuk ishte anëtare e Aleancës së Atlantikut të Veriut. Më vonë, kur qeverinë e drejtonte Sali Berisha dhe partia e tij demokratike, vendosi të pranojë 5 ujgurë, qytetarë kinezë nga burgu i Guantanamos, duke hedhur në erë me vetëdije të plotë marëdhëniet e qeverisë së tij me Kinën.  Duhet theksuar se ky vendim i Berishës u mor në kohën kur asnjë qeveri në botë nuk pranoi t’i merrte sepse i druheshin reperkursioneve nga ana e Kinës. Në vitin 2008 Barack Obama bëri fushatën dhe erdhi në pushtet me premtimin se do të mbyllte burgun e Guantanamos i cili strehonte terroristë të kapur në Afganistan nga forcat amerikane. Përsëri Berisha i premtoi Sekretares Clinton, dhe mori në total 11 ish-të burgosur. Ministër i Brendshëm përgjegjës për ta ishte Lulzim Basha, dhe i gjithë operacioni rezultoi në një histori suksesi. Numri 11 është i rëndësishëm pasi është numri më i madh i ish-të burgosurve që një shtet aleat mori nga Guantanamo. 

Më pas, në vitin 2012, kur qeveria demokratike e SHBA-ve, kishte nisur negociatat me Iranin, një cështje e rëndësishme për Iranin, SHBA-të dhe Irakun ishte largimi i të ashtuquajturve muxhahedinë iranianë nga kampi Ashraf në Irak. Përsëri, qeveria shqiptare dhe Sali Berisha iu gjend në krah SHBA-ve duke pranuar të merrte rreth 200 syresh. Operacioni i transferimit të tyre në Shqipëri u bë në pranverën e vitit 2013, pak para zgjedhjeve parlamentare që sollën Edi Ramën në pushtet. Ardhja e tij në pushtet përkoi me fazën kulmore të luftës civile në Siri, dhe sulmeve me lendë kimike të regjimit të Bashar Al-asaad kundër popullësisë civile. Vendimit të fuqive të mëdha, dhe veçanërisht SHBA-ve dhe Rusisë për sekuestrimin dhe shkatërrimin e këtyre lëndëve kimike në një vend të tretë, Edi Rama ju vetofrua duke ofruar territorin e Shqipërise si vendin ku do të shkatërroheshin. Skuthllëku dhe mungesa e transparencës nga ana e Ramës i hapën rrugën një vale frike në mesin e popullsisë, dhe hutisë nga ana e opozitës. I gjendur përballë protestave popullore, Edi Rama hoqi dorë duke nxjerrë bllof qeverinë e SHBA-ve.Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Zhgënjimi dhe irritimi nga ana e qeverisë amerikane, i mbyllën derën Ramës në Ëashington. Në këto kushte, në fillim të vitit 2015 Edi Rama filloi një ofensivë të fortë në Ëashington përmes parave dhe lobistëve të tij, në mënyrë që të siguronte një vizitë në Shtëpinë e Bardhë. Përgjigja që i erdhi ditët e para të prillit të atij viti ishte refuzuese. Atëherë, me sugjerimin e George Soros, Rama u vetofrua të merrte në Shqipëri të gjithë anëtarët e mbetur të opozitës iraniane në kampin Ashraf. Numri i tyre shkonte në disa mijëra, dhe askush nuk kishte pranuar t’i merrte. Administrata e Presidentit Obama ishte në garë me kohën, pasi ndërkohë që negociatat me Tehranin po shkonin drejt fundit për marrëveshjen për armët bërthamore të Iranit, opozitarët iranianë të kampit Ashraf akoma akoma nuk ishin zhvendosur nga iraku, si parakusht Iranian. Vetofrimi i Ramës për t’i pranuar të gjithë ishte një dhuratë për administratën amerikane. Në pak kohë ata u zhvendosën të gjithë në Shqipëri, dhe Edi Rama e realizoi vizitën e shumë dëshiruar në Zyrën Ovale. Asnjë nga këto vendime; nga asnjëra qeveri shqiptare nuk u morën duke u bazuar nga arsye humanitare, por nga arsye politike: partneritet dhe ndihmë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Vitet 2016-2017 shënojnë periudhën e disa valëve të refugjatëve sirianë të cilët largoheshin nga lufta civile në Siri. Miliona sirianë ju drejtuan Europës përmes Ballkanit. Europa në tërësi i hapi dyert për shkaqe humanitare. Vetëm Gjermania pranoi mbi një milionë sirianë. Edi Rama dhe qeveria e tij, të zënë me kultivimin në përmasa industriale të kanabisit, jo vetëm që nuk panë arsye të shfaqnin anën e tyre humanitare ndaj sirianëve që largoheshin nga lufta civile dhe nga vdekja, por nxituan të nënshkruanin mërrëveshje me FRONTEX, policinë kufitare të BE, për ti dislokuar ata, FRONTEX në kufirin e gjelbër të Shqipërisë me Greqinë dhe Maqedoninë për të penguar refugjatët sirianë të hynin në Shqipëri. Prandaj, përbetimet e Ramës se vendimi për të pranuar afganë që largohen nga regjimi taleban, bazohet vetëm në arsye humanitare, dhe në traditën e vjetër mikëpritëse të shqiptarëve janë thjesht pallavra. 

Në këto rrethana, pyetja natyrshëm lind: kur opinioni publik, opozita dhe media mbështesin një vendim të tillë në mënyrë masive, pse fshihet dhe pse irritohet Edi Rama? A mos priste që opozita t’i dilte kundër, dhe ai të nxitonte ta shpallte atë si anti-amerikane, dhe nuk i eci? A mos ndoshta, duke parë që plani i evakuimit po shkon për dreq, dhe administrata e Presidendit Biden gjendet në pozitën më të keqe të mundshme, kerkon t’i qëndrojë larg? Apo ka nonjë arsye tjetër që nuk guxojnë të na e thonë? Nëse Edi Rama vazhdon të insistojë në përrallat e tij me humanitarizëm, dhe ambasadorja amerikane vazhdon të përmendë BESËN, atëherë edhe ne kemi të drejtë të nxjerrim përfundimet tona; përfundime që të çojnë tek 25 prilli, dhe jo vetëm. 

Related posts

Ringjallja e teorisë serbe, Ballkani-ballkanasve

D V

Për regjistrimin e popullsisë, që do të mbahet në vitin 2022

Z H

“Mini-shengeni” i Vuçiqit dhe “ Maxi- marrëzia” e Ramës!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com