Amerikanët prezantojnë një bateri për automjetet elektrike me shpejtësi rekord karikimi

nga Xh M

Një bateri e re automjeti elektrike e zhvilluar nga Amprius Technologies me bazë në Kaliforni ka një anodë silikoni dhe mund të arrijë 90 për qind të karikimit në 15 minuta.

Kompania dërgoi mostrat e qelizave në Konsorciumin e Baterive të Avancuara të Shteteve të Bashkuara (USABC), një organizatë e prodhuesve amerikanë të automobilave, e krijuar për të përmirësuar teknologjinë e baterive.

Amprius Technology, e cila më parë furnizonte paketa baterish me karikim të shpejtë për tregjet e hapësirës ajrore dhe të automjeteve të lehta, tani po kalon në sektorin e automjeteve elektrike.

Këto qeliza mund të arrijnë 80 për qind të karikimit në më pak se gjashtë minuta. Qelizat A të furnizuara nga Amprius kanë një energji specifike të lartë prej 360 Wh/kg dhe një densitet fuqie prej 1200 W/kg.

Kur ato të bëhen të disponueshme në treg, këto qeliza do të lejojnë diapazon shumë më të madh se sa ofrojnë bateritë aktuale. Kompania po punon gjithashtu për arritjen e 1000 cikleve të ngarkimit me bateritë e saj. Përveç punës në temperatura që ndryshojnë – 30 gradë Celsius deri në 55 gradë, bateria kaloi edhe testin e depërtimit të gozhdës, duke demonstruar siguri superiore.

Bateritë e Amprius përdorin qeliza litium-jon, zgjidhja më e dendur me energji e disponueshme sot, por me një diferencë të vogël. Në vend të grafitit në anodë, kompania përdor silikon, i cili jep 10 herë më shumë kapacitet energjie dhe një cikël jetësor shumë më të mirë.

Amprius ka siguruar tashmë 500 MWh kapacitet të kontraktuar prodhimi për të përmbushur kërkesat e klientëve, shtohet në njoftimin për shtyp.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More