Një krim në familje ka tronditur mbrëmjen e djeshme Tiranën ku një shtetas amerikan i cili punonte si pedagog në Shqipëri ka mbytur me litar gruan e tij, dy qentë e në fund veten.
Policia fillimisht ka gjetur të vetvarur amerikanin 55-vjeçar Matthew James Wertz, tek dera kryesore. Teksa kanë konstatuar këtë ata kanë thirrur ekspertin dhe kur janë futur brenda në banesë kanë parë të mbytur edhe gruan e tij indonesiane Lilis Sartika Saragih, si edhe dy qentë. Sipas policisë edhe ata rezultojnë të jenë mbytur sot.
Në shtëpi pedagogut i është gjetur një letër ku ai i drejtohej të atit:
“Më fal baba! Po bëj diçka për të cilën do më gjykoni, po I jap fund jetës së njerëzve më të dashur”.
Gjithashtu sipas informacioneve të siguruara nga gazetari Eni Ferhati për Euronews Albania në telefonin e tij është gjetur një mesazh ku lajmëronte drejtorin e shkollës ku punonte se nuk do të shkonte në punë, pasi nuk ndihej mirë.
Sipas infromacioneve ai nuk ka zënka apo probleme të raportuara në polici me gruan e tij.