Policia e Uashingtonit shpesh merr raportime për kafshë – bagëti e qen problematikë.
Por, telefonata që ata morën së fundmi nga një grua që po përndiqej nga dhjetëra rakunë pranë shtëpisë së saj në Poulsbo, ka ngjallur reagime.
Ajo u tha policisë se filloi të ushqente një familje rakunësh dekada më parë dhe ishte mirë deri rreth gjashtë javë më parë, kur numri i tyre shkoi në rreth 100.
Deri më tani, nuk është e qartë se çfarë bëri që numri i tyre të rritej papritur.