AMFBZHR: Kanë mbërritur 198 aplikime për masën “Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve të vogla” nga IPARD 2

Shkup, 7 shtator – Përfundoi afati për aplikimin për mbështetje financiare nga programi IPARD 2 për masën 7 “Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve të vogla” . Deri më sot, Agjencia për Mbështetjen Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka pranuar gjithsej 198 aplikime me një shumë totale të kërkuar prej 25,7 milionë euro.

 

Nga Agjencia presin të mbërrijnë akoma aplikime, përkatësisht duhet të mbërrijnë edhe ato që janë dërguar me postë.

Drejtori i AMFBZHR, Nikica BaÇovski, thotë se interesimi për realizimin e projekteve në këtë thirrje është i madh.

“Ky është një tregues i mirë që kompanitë vendase kanë ide se si t’i modernizojnë ato ekzistuese dhe të hapin të reja që do të kenë një ndikim pozitiv në ekonominë e brendshme dhe papunësinë,” tha ai.

Interes më të madh për realizimin e projektit ka për sektorin alternativ të prodhimit, përkatësisht 92 aplikime janë paraqitur, 41 aplikime kanë mbërritur për investime në sektorin jo ushqimor. Për sektorin e turizmit rural kanë mbërritur 37 aplikime.

Mbi 13.5 milion euro janë në dispozicion përmes masës “Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve të vogla”. Mbështetja financiare për përdorues varion nga 1,500 në një milion euro, pa përfshirë taksën e vlerës së shtuar. Kthimi i investimit është deri në 65 për qind të shpenzimeve totale të pranueshme.

Fondet nga programi IPARD 2 ndihmojnë individët dhe personat juridikë të modernizojnë ose hapin ndërmarrje të reja mikro dhe të vogla që do të ndihmojnë produktet bujqësore vendase të fitojnë vlerë të shtuar.

Related posts

Destani për Forumin e Prespës: Ngjarja më e madhe e mbajtur ndonjëherë në Maqedoninë Veriore

D V

Ndryshimet ligjore për të dielën si ditë jo pune në komisionin kuvendor amë

Z H

Shkupi, Tirana dhe Beogradi e forcojnë kornizën kontraktuese për bashkëpunim më të madh

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com