Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Amnesty International i ka kërkuar falje figurës ruse të opozitës Alexei Navalny

Amnesty International i ka kërkuar falje figurës ruse të opozitës, Alexei Navalny dhe anuloi një vendim që e quante politikanin, “i burgosur i ndërgjegjes”.

Organizata e të drejtave të njeriut e mori vendimin në fillim të këtij viti pasi u ngritën shqetësime rreth komenteve të kaluara që ai bëri.

Në një deklaratë, Amnesty bëri thirrje për “lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar nga burgu” të Navalnyt.Navalny është kritiku më i shquar i presidentit rus, Vladimir Putin, raporton bbc.

Ai u burgos në muajin shkurt pasi një gjykatë vendosi që kishte thyer kushtet e një dënimi me burg të pezulluar për akuzat e përvetësimit.

Krye opozitari 44-vjeçar u kthye në Rusi vetëm në janar pas trajtimit jashtë vendit për një sulm pothuajse fatal të agjentit nervor.

Navalny gati vdiq në gusht të vitit 2020 kur u helmua me Novichock. Ai akuzon presidentin Putin për urdhërimin e helmimit, të cilin e mohon Kremlini.

Postime të ngjashme

ANALIZA/ Aromë détente – Amerika dhe Rusia kthehen në diplomacinë tradicionale të fuqisë së madhe

Bekim Laçi

Rekord infektimesh në Moske, 9 mijë raste në 24 orë

Bekim Laçi

Pasdite bomba, paradite vaksina – Izraeli ndihmon Palestinën

Bekim Laçi

Dyvjeçari gjendet në pyll pas 36 orësh

Bekim Laçi

UNHCR: Pavarësisht pandemisë, miliona njerëz u zhvendosën

Bekim Laçi

Pas sulmeve të Izraelit në Gaza, Hamasi kërcënon me kundërpërgjigje

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...