Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

“Amnesty International”: Shqetëson pandëshkueshmëria, gjuha e urrejtjes dhe diskriminimi në Maqedoni

Shkup, 7 prill – Zhurnal.mk – Raporti vjetor i “Amnesti Internashënëll” për gjendjen e të drejtave të njeriut në vitin 2020 po përkeqësohet pothuajse kudo në botë, në Maqedoninë e Veriut veçanërisht të prekura gratë, pjesëtarët e komunitetit rom dhe grupe të tjera të margjinalizuara si LGBTI.

“Pavarësisht zbatimit të reformave të kërkuara nga Komisioni Evropian, situata mbetet situatë shqetësuese në disa fusha: mosndëshkimi, gjuha e urrejtjes dhe diskriminimi ndaj grave dhe romëve, si dhe personave LGBTI. Edhe këtë vit, refugjatët dhe migrantët u mbajtën në mënyrë të paligjshme dhe u dëbuan me force”, paralajmëron “Amnesti Internashënëll” në pjesën për Maqedoninë e Veriut.

Raporti nënvizon situatën pasi gjendja e jashtëzakonshme u deklarua në vend vitin e kaluar nga mesi i marsit deri në zgjedhjet në korrik, si dhe orën policore, por vlerësoi se ndalimi i tubimeve fetare u zbatua në mënyrë selektive.

“Amnesti” tregon se Maqedonia e Veriut ka zvogëluar buxhetin për sektorin joqeveritar me 525 mijë euro, gjë që rrezikon aftësinë e këtyre organizatave për të ofruar shërbime thelbësore në kohë krize. Për sa i përket gjyqësorit, organizata është kritike për faktin se gjykatat nuk kanë punuar minimalisht dhe nuk ka pasur progres në procedurat gjyqësore në lidhje me shkeljet e kufizimeve të Kovid-19.

Diskriminimi i bazuar në etni, fe, gjini dhe orientim seksual jo vetëm që mbetet problem në Maqedoninë e Veriut, por gjithashtu është përkeqësuar me pandeminë.

“Anëtarët e komunitetit shqiptar shpesh kanë qenë shënjestra e gjuhës së urrejtjes dhe keqinformimit në rrjetet sociale”, thekson “Amnesti Internashënëll”, duke cituar të dhëna nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, i cili gjeti një rritje prej 80 për qind të gjuhës së urrejtjes islamofobike para zgjedhjeve të korrikut, janë ngritur pesë procese gjyqësore gjatë atij muaji për nxitje të urrejtjes.

Romët janë gjithashtu të prekur rëndë nga diskriminimi në vend, veçanërisht për sa i përket mundësisë së ndihmës financiare gjatë pandemisë, njerëzit më të prekshëm mund të mbështeten kryesisht tek organizatat joqeveritare dhe disa autoritete lokale për paketat humanitare. Dhe gjithashtu kujton rastin e nëntë muzikantëve romë të cilët u dërguan në një kazermë për karantinë kur u kthyen nga një turne në Itali, ndërsa 200 personat e tjerë që udhëtuan me ta morën leje për karantinë shtëpiake.

Gratë edhe më tej mbeten një kategori e cenueshme në Maqedoninë e Veriore, veçanërisht në vendin e punës gjatë pandemisë.

“Autoritetet nuk morën masa për të ndihmuar prindërit që punojnë për të përballuar pasojat e pandemisë. Gratë ishin veçanërisht të prekura, dhe disa u ishin mbajtur në mënyrë të paligjshme një pjesë e pagës së tyre kur ato mungonin në punë”, thuhet në raport.

“Amnisti” gjithashtu i referohet industrisë së tekstilit ku gratë përballen me kërcënime për pushim nga puna, kërcënime se kontrata e tyre e punës nuk do të rinovohet, dhe punëtorët e tekstilit u detyruan të shkojnë në punë për fundjavë në Shtip, gjatë orës policore.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk i ka zbatuar plotësisht rekomandimet për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve viktima të dhunës.

Anëtarët e komunitetit LGBTI përmenden gjithashtu në raport. Megjithëse ligji për mbrojtjen nga diskriminimi u rivendos në tetor, “Amnesti” vlerëson se pavarësia e Komisionit për Mbrojtjen nga Diskriminimi nuk është e garantuar. Gjithashtu kujton sulmin ndaj kryetarit të organizatës LGBT në Tetovë në muajin gusht.

Gratë rome dy herë më shumë janë të cenueshme nga diskriminimi në vend dhe vëmendje e veçantë i kushtohet rastit të një gruaje rome që vdiq në fund të shtatzënisë gjatë një operacioni për të hequr fetusin e saj, i cili gjithashtu vdiq. Ajo dy herë më parë i ishte refuzuar hyrja në një spital në Ohër pavarësisht nga dhimbja dhe ethet, dhe kur më në fund u dërgua në një spital në Shkup, ajo priti gjashtë orë para se të merrte rezultate të koronavirusit.

U kritikua edhe fakti që Qendrat shtetërore për shëndetin seksual dhe riprodhues nuk mund të ofronin shërbimet e zakonshme gjatë pandemisë, ndërsa rastet e grave në situata të vështira u morën nga organizata joqeveritare HERA.

Përfndimisht, Maqedonia e Veriore ka dështuar në fushën e të drejtave të refugjatëve dhe migrantëve, sipas organizatës për të drejtat e njeriut “Amnesti Interneshënëll”.

Postime të ngjashme

Takimi i dytë i Osmanit dhe Stoevit në Antalia

Dafina Vidishiqi

PDSH me Sadi Bexhetin synon fitoren në Tetovë

Dafina Vidishiqi

Komuna e Jegunovcës pa menaxhim me mbeturinat, në hyrje të fshatrave ju “mirëpresin” deponitë e egra

Dafina Vidishiqi

ESHS-Maqedoni: Vitin e kaluar kanë vdekur 25.775 persona, 10.9 përqind prej tyre nga coronavirusi

Dafina Vidishiqi

Prizreni dhe Tetova do të lidhen me tunel!

Dafina Vidishiqi

BE heq zyrtarisht kufizimet për qytetarët e Maqedonisë e Veriut (VIDEO)

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...