Amorim i frustruar nga pasiviteti i drejtuesve për transferime të reja te Man Utd

nga D V

Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim nuk është aspak i kënaqur me qasjen e drejtuesve të klubit mbi politikën e transferimeve në këtë afat kalimtar.

Sipas Manchester Evening News, Amorim ka shprehur zhgënjimin për mungesën e aktivitetit transferues të klubit.

Burimet bëjnë me dije se Amorim nuk ishte plotësisht i vetëdijshëm për sfidat financiare me të cilat përballen aktualisht Djajtë e Kuq.

Megjithatë, përfaqësuesit e klubit e kanë mohuar këtë, duke thënë se menaxheri portugez është vënë në dijeni të realitetit financiar të klubit.

Amorim thuhet se u informua se ditët e shpenzimit të shumave të mëdha, si 200 milionë funte, tani kanë mbetur prapa krahëve të klubit nga Old Trafford.

Më herët u raportua gjithashtu se Manchester United ende ka detyrime prej 319 milionë funtesh për transferime në klube të tjera. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More