Amorim për humbjen e parë si trajner i Man Utd: Humbëm nga goditjet standarde

nga D V

Trajneri i Manchester Unitedit, Ruben Amorim pranoi se goditjet standarde të Arsenalit ishin faktori vendimtar në fitoren e tyre 2-0 ndaj ekipit të tij.

Arsenali mposhti Unitedin me rezultat 2-0 në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën mbrëma në Emirates, duke ia shkaktuar humbjen e parë portugezit Amorim.

“Goditjet standarde ndryshuan lojën. Ne mund të ishim më agresivë në zonën e Arsenalit”, ka thënë fillimisht Amorim.

“Deri tek ndërprerjet, loja nuk pati shumë mundësi për të dyja ekipet, goditjet standarde e vranë lojën”.

Amorim pranoi se aftësia e Arsenalit për të mbushur zonën me lojtarë e bëri të vështirë që ekipi i tij të mbrohej kundër goditjeve standarde.

“Ata mund të vendosin shumë lojtarë pranë portierit dhe është pothuajse e pamundur të luftosh për topin”.

Pavarësisht humbjes, Amorim vlerësoi angazhimin dhe organizimin e skuadrës së tij, por në fund pranoi se goditjet standarde të Arsenalit ishin ndryshimi.

“Ne ishim të përkushtuar dhe humbëm në goditje standarde”, përfundoi trajneri i Unitedit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More