Agjencia Zhurnal.mk

Ana Kabashi njofton fansat se “Ma shumë” është thuajse gati

Ndërkohë që është në përgatitje të projektit të ri muzikor, Ana Kabashi i ka mbajtur të informuar fansat e saj për këngën e re.

“Ma shumë” do ta mbajë titullin realizimi i ri muzikor i këngëtares që pritet të shoqërohet edhe nga ana vizuale.

Në një publikim të ri në Instagram, Ana ka bërë të ditur se kënga e re është pranë përfundimit dhe do të vijë së shpejti e kompletuar.

“Mezi po pres ta ndaj me ju këtë projekt, zemra ime e re “Ma shumë” është thuajse gati”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Postimin e ka shoqëruar edhe një fotografi që besohet të jetë pjesë e videos muzikore, ndërsa si përherë, këngëtarja vjen në formë të përsosur.

Ana e ka publikuar edhe një fragment të këngës në InstaStory, ndërkohë që shkonte për t’u stërvitur në palestër.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...