Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar Temë

Analistët arsyetojnë goditjen e Mexhitit ndaj Grubit për 100 ditëshin e Qeverisë

Shkup, 31 dhjetor, zhurnal.mk – Në seancën e djeshme të pyetjeve të deputetëve për 100 ditët e para të qeverisjes përsëri dolën në pah pikëpamjet e ndryshme brenda Bashkimit Demokratik për Integrim.

Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së Izet Mexhiti kërkon që pushteti të mbajë më shumë llogari për premtimet që i jep para qytetarëve.

Në seancën për pyetjet e deputetëve Mexhiti kërkoi sqarime nga zëvendëskryeministri Artan Grubi për zonën ekonomike në Vizbeg dhe për premtimet rreth përfaqësimit të drejtë etnik në sektorin privat. Ai tha se institucionet e kanë lënë pas dore këtë zonë ekonomike në të cilën pjesa më e madhe e kompanive janë shqiptare. Ai u kërkoi ministrave shqiptar të ndalojnë së fotografuari në vendin ku duhet të ndërtohet Autostrada Shkup-Bllacë por ta ndërtojnë sa më shpejt atë.

Mexhiti pyeti Grubin edhe për premtimin për përfaqësim të drejtë etnik edhe në sektorin privat, ide e cila sipas tij ka qenë e qëlluar. Grubi nuk u përgjigj në pyetjet e koordinatorit të grupit parlamentar të partisë së tij. Njoftoi zv/kryetarin e Kuvendit se do të përgjigje me shkrim dhe lëshoi sallën.

Për njohësit e proceseve politike në vend ikja e Grubit nga salla e Kuvendit nënkupton se ai nuk dëshiron të përballet me realitetin dhe se i njejti në mënyrë indirekte ka pranuar dështimin e tij në 100 ditët e para të qeverisjes.

Analisti politik Qenan Aliu shprehet se ikja nga salla pa ndonjë arsye thelbësore nënkupton mospërballje me realitetin.

“Edhe pse më thelbësore janë pyetjet e deputetit si instrument shumë i rëndësishëm, ndërsa qeveritari e ka për obligim të jepë sqarime. Për sa njohë unë historikun e zhvillimeve në kuvend, pyetje deputetësh me përmbajtje kritike dhe thumbusuese nga përfaqësues i shumicës në kuvend mund të themi se kjo e z. Mexhiti është hera e parë. Kjo mund të interpretohet në shumë dimensione, ose fjala është për sinqeritet të plotë, ose për shpërfaqje tendencioze për arsye eventualisht të animoziteteve ndërmjet bashkëpartiakëve Grubi dhe Mexhiti, ose një truk sa për defokusim të oipinionit. Si do që të jetë siç thotë populli diçka “po zihet” në këto struktura të BDI-së, mbase ndonjë shpërthim eventual i pakënaqësive mund të shpërfaqet në muajt që po vijojnë”, ka deklaruar për Zhurnal, analisti politik, Qenan Aliu.

Se pyetjet më të sikletshme për ministrat në parlament nuk janë ato që vijnë nga opozita, por nga deputë të pozitës qeveritare për mos realizimin e premtimeve zgjedhore, kjo u vërejtë gjatë seancës së djeshmje të pyetjeve të korrdinatorit të BDI-së Izet Mexhitit bërë zv/ministrit dhe ministrit po të BDI-së, Artan Grubit, thotë për Zhurnal, Sulejman Mehazi, analist.

Sipas tij pyetjet e Izet Mexhitit bërë Artan Grubit për mos realizimin e premtimeve zgjedhore më shumë e kishin karakterin qortues ndaj Grubit sesa ndaj BDI-së.

“Pra, qëllimi i pyetjeve të koordinatorit të grupit parlamentar të BDI-së Izet Mexhitit drejtuar Artan Grubit nuk e kishin qëllimin e kritikave ndaj partisë së tij të BDI-së, po ishin të drejtuara ndaj individuas Grubit, ishin pyetje përplasjesh të kahmotshme të Izet Mexhitit ndaj Grubit. Pyetjet provokative, nënçmuese e revoltuese të Izet Mexhitit e detyruan Artan Grubin të lëshojë seancën e kuvendit e të ik pa mos iu përgjigjur fare deputetit të partisë së tij Izet Mexhititi. Pra, qëllimi i pyetjeve të Mexhitit më shumë ishin nënçmuese, ofenduese për të mposhtur ambiciet e frustruara politike të Artan Grubit sesa ndaj Ali Ahmetit e BDI-së, ishin pyetje zëniesh individuale sesa partiake. Pyetjet e Mexhitit mund të jenë edhe lojëra mizanskenike politike të BDI-së ndaj qytetarëve shqiptarë, gjoja për demokratizimin e madh brenda partiak të kësaj partie”, ka deklaruar për Zhurnal, Sulejman Mehazi, analist.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë e konfrontimeve të këtilla mes Grubit dhe Mexhitit. Ky i fundit nuk i ka fshehur pakënaqësitë ndaj përzgjedhjes së përfaqësuesve të partisë së tij në këtë përbërje të ekzekutivit.

Postime të ngjashme

Lajçak: Shkupi ka përmbushur detyrimet, është radha e Brukselit

R Zh

Agjenda kryeministrit Zaev: Takime pune në Bruksel, Madrid dhe Athinë

R Zh

Arifi: Fillon rekonstruimi i rrugës lokale Tetovë-Bërvenicë

R Zh

Editorial: Sfidat kryesore të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut gjatë vitit 2021

R Zh

Ndërtimi i bulevardit “Bosnjë e Hercegovina” hyn në fazën përfumdimtare

R Zh

Gashi: Integrimi i përnjëhershëm dhe i plotë i Ballkanit Perëndimor në BE mund ta qetësojë rajonin tonë të trazuar

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...