Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

ANALISTËT/As opozita, as Bullgaria, por pushteti e frenon procesin eurointegrues

Shkup, 3 shkurt – As opozita, as Bullgaria nuk e pengon procesin eurointegrues tw Maqedonisw sw Veriut, kwshtu vlerwson njohwsi i zhvillimeve politike nw vend, Shpwtim Pollozhani. Sipas tij ajo qw e pengon rrugwn drejt BE-sw tw Maqedonisw wshtw vet pushteti.

“Bota e civilizuar ka standarte të përpikta. Rrugëtimin e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së nuk e pengon as opozita, as Bullgaria. Rrugëtimin e pengojnë pushtetarët, të cilësdoqëftë parti shkaku se nuk i plotësojnë standartet sipas kërkesave të BE-së. Një ndër pikat më të rrëndësishmë ëshë gjyqësia, departizimi i administratës, përfundimi i të gjitha lëndëve të hapura, lufta kundër krimit të organizuar etj. Cilët nga këto kushte i ka plotësuar Maqedonia e Veriut!? Shumë të akuzuar për vepra të rrënda penale (Zaev dhe Mickoski mendojnë se dikush nuk i sheh koto shkelje të ligjit) dërgohen në gjykatë me pompozitet të madh, që dikur; po të njëjtit të lirohen për shkak të vjetërimit të lëndës”, deklaroi për Zhurnal, Pollozhani.  

Sipas tij, Bullgaria nuk është pengesë për hapërimin e Maqedonisë së Veriut drejt Evropës. “Pengesë është klasa politike që është në pushtet. Bullgarisë i është dhënë ta mbajë barrën! Ështe e natyrshme që BE do të jetë në anën e një anëtari të vetë. Të gjitha të tjerat janë lojëra politike. Moto e BE është: Plotëso kushtet; bujrum”, thekson Pollozhani.

Në anën tjetwr, analisti politik Faton Aliti konsideron se sjellja e opozitës maqedonase në më shumë raste, si dhe tani në lidhje me Regjistrimin, nuk i kontribuon stabilizimit dhe përparimit të vendit. “Është më shumë se e qartë se numri i shqiptarëve në Maqedoni nuk mund të jetë më i vogël se ai i regjistrimit të para 20 viteve. Por, ata me ngulm dhe me dinakëri po ia dalin të krijojnë një opinion te qytetarët maqedonas se kjo përqindje nëse del mbi 20, do të jetë rezultat i ndonjë mashtrimi e jo realitet. Kuptohet, qëllimi është të akuzohet LSDM dhe të përfitojnë ndonjë votë plus duke manipuluar me ndjenjën fatkeqe të supermacionit etnik të një pjese bukur të mirë te maqedonasit. Është një lojë e papërgjegjëshme, madje e rezikshme do thoja, jo vetëm kundrejt integrimit në BE, por edhe kundrejt normalizimit të marëdhënieve ndëretnike. Duhet parë e vërteta në sy, dhe duhet pranuar si e tillë”, deklaroi për Zhurnal, Aliti.

Ai potencon se nuk mund të krijohen politika të shëndosha në bazë ideve supermaciste dhe të dhënave të rreme. “Duhet të punohet shumë në drejtim të vetëdijësimit për situatën reale sepse kjo gjendje e tanishme është e paqëndrueshme në staza afatgjata”, nënvizon Aliti.

Ndërkaq, profesori universitar Bashkim Selmani thotë se që nga momenti i paraqitjes së kontestit me Bullgarinë dhe marrëveshjet paraprake, opozita maqedonase ka pasur qëndrim diametralisht të kundert si në qendrime ashtu edhe ne veprime. “Këtë komoditet e mundesoi dhe e jetësoi qeveria Zaev. Po të ishtë me rrigoroze një pjesë e abuzuesve do të ishin para organeve të drejtësise. Mospërballja me krimin dhe kriminalitetin nga kjo Qeverie bëri që keqëbërësit të jenë më komod, më lirë dhe te veprojnë në kundërshtim me interesat shtetërore dhe të qytetarëve. Fatmiresisht që opozita shqiptare ka qëndrim konstruktiv dhe zbeh qendrimet e VMRO-së”, tha në prononcimin e tij për Zhurnal, profesor Selmani.

Sipas tij, mbledhja e nënshkrimeve për shfuqizim të ligjit për regjistrim të popullsisë shkon në dëm të Maqedonisë. “Edhe pse fajsia bie mbi ta që nuk e organizuan regjistrimin në kohën e duhur. Është një sjellje pa etikë dhe pa interes për të përmirësuar gjendjen e rënd të qytetarëve”, shprehet Selmani. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Osmani: Ilindeni, festë që do të na bashkojë

Z H

SHBA-të urojnë gjithashtu ditën e Ilindenit

Z H

Një orë pritje në kufirin Maqedoni-Greqi

Z H

Blerim Bexheti: Komuna e Sarajit çdoherë do mbështesë aktivitetet kulturore

R Zh

Në Krushevë është hapur manifestimi “10 ditë të Republikës së Krushevës”

Z H

Zaev përkujton viktimat dhe uron kryengritjen e Ilindenit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...