Shkup, 22 shkurt – Opozita maqedonase e udhëhequr nga VMRO-DPMNE ka deklaruar se sëshpejti do të formojë shumicë të re parlamentare, ndërkohë që nga tabori I Zoran Zaevit thonë se shumica aktuale vetëm se mund të shtohet dhe në asnjë mënyrë të zvoglohet, shkruan Zhurnal.
Po sa reale janë këto deklarime? A janë bllof politik i dyja kampeve politike? Profesori universitar, Mitasin Beqiri vlerëson se koalicioni aktual qeverisë së në Maqedoni është “steril” dhe koalicion zorri.
“Shtatë muaj pas zgjedhjeve dëshmojnë se punët nuk ecin, është një koalicion i sterilt, zorri, dhe një koalicion i kushtëzimeve (ku tregohen muskujt dhe punohet me spunta, me bllofe politike, kush kujt t’ia fut pas shpine) prandaj mban kjo e shtimit të numrit të deputetëve në shumicën parlamentare. Kjo kohë qe kaloi tregoi se nuk shkojnë punët si duhet. Tani kur jemi ne prag te zgjedhjeve lokale subjektet e pozitës duhet ndërmarrë diçka. Prandaj pritet ndonjë levizje”, deklaroi për Zhurnal, profesor Mitasin Beqiri.
Në anën tjetër, gazetari dhe opinionisti, Venço Donev konsideron se për momentin paralajmërimet për shumicë të re parlamentare dhe rritje të shumicës aktuale janë vetëm se një luftë psikologjike, dhe asgjë më shumë. “Për momentin këto parajamërime janë vetëm se luftë psikologjike. Për momentin asnjërës palë nuk i përshtatet që të kumtojë se në kampin e saj do të bashkangjiten edhe deputet tjerë, nga njëra ose pala tjetër, edhe pse rritja e numrit të shumicës aktuale më së shumti e forcon pozicionin e shumicës aktuale qeverisëse”, deklaroi për Zhurnal, Donev.
Megjithatë, shton ai, turbulenca të mëdha na presin gjatë Verës. “Gjatë Verës pritet të kulminojnë turbulencat politike në vend. Nëse do opozita të shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale, do të duhet që ta bëjë të ditur transferin e deputetëve për të cilët pretendon se do ti bashkohen asah, për të bërë shumicë të re parlamentare, që ti respektojnë afatet që bashkë me zgjedhjet lokale të mbahen edhe ato të parakohshme parlamentare” thekson Donev. (Zhurnal.mk)