Agjencia Zhurnal.mk

Analistët: Dënimet selektive në këtë kohë pandemie, të rrezikshme

Shkup, 24 prill, zhurnal.mk – Mbi 80,000 euro është gjoba totale e propozuar për 23 persona nga Hasanbegu i Shkupit, të cilët më 13 prill nuk e respektuan orën policore, gjegjësisht kanë vepruar në kundërshtim me vendimin shtetëror për regjim special të lëvizjes në territorin e vendit.

Tre persona tashmë janë gjobitur me nga 5.000. Siç njoftojnë nga Prokuroria Publike, të pandehurit janë identifikuar si persona të cilët më 13 prill rreth orës 22:00, gjatë orës policore, janë gjetur të grupuar jashtë shtëpive të tyre në Hasanbeg të Shkupit.

Nga ana tjetër edhe përkundër shumë apeleve që të mos shkilen rregullat e ndalesës policore për festën e Pashkëve, një numër i madh i besimtarëve ortodoks, gjatë uikendit të kaluar pas mesnate kanë vërshuar kishat dhe manastiret për të festuar pashkët, dhe sipas besimit të tyre ringjalljen e Jeuzu Krishtit.

Gjatë ditëve të kaluara kishte apele të shumta që Pashkët këtë vit të festohen nga shtëpitë, por Kisha Ortodokse Maqedonase si duket nuk i ka marrë parasysh këto thirrje duke hapur dyert për besimtarët. Vlen të ceket që javën e kaluar nga e premtja pas orës 16.00 në Maqedoninë e Veriut në fuqi ishte ndalesa për lëvizje të qytetarëve, që i bie se të gjithë këtë që kanë shkuar atje kanë shkelur rregullat e orës policore.

Por në krahasim me shqiptarët e Hasanbegut që u sankionuan për shkelje të orës policore, deri më tani për besimtarët ortodoks që shkelën orën policore ende nuk ka asnjë sanksion nga autoritetet vendore.

Gazetari Urim Saliu në një prononcim për Zhurnal shprehet se dënimet selektive në këtë kohë pandemie janë të rrezikshme dhe aq më tepër kur ato kanë qëllime tjera që shfrytëzohen nga subjekte të caktuara politike që veprojnë në dy fronte.

“E para në betejën kundër COVID-19 dhe e dyta në atë politike kur dihet se në Maqedoni tani vepron policia partiake e të paktën tre partive por që nuk duan që kjo të duket se është e vërtetë. T’i dënosh me mbi 80 mijë euro banorët e Hasanbegut dhe të mbyllësh sytë tek besimtarët ortodoksë që vërshuan kishat gjatë Pashkëve dhe pa u ndëshkuar, kjo përbën një skandal. Ora policore duhet të vlejë për të gjithë njësoj ose kjo dëshmon se para Ligjit nuk jemi të gjithë të barabartë. Nuk mund të sanksionosh njërën palë dhe të shtiresh sikur nuk ka ndodhur asgjë me palën tjetër. Nëse ke toleruar dikë për shkak të një feste fetare , atëherë çfarë do ndodhë nëse myslimanët këto ditë Ramazani vërshojnë xhamitë?!”, ka deklaruar për Zhurnal, gazetari Urim Saliu.

Nga ana tjetër, analisti Faton Aliti për ZHurnal thotë se nuk është kontestues dënimi ndaj atyre që është vërtetuar se kanë shkelur orën policore, aq sa është kontestues fakti se mbeten të amnistuar personalitete me ndikim shumë të madh në krijimin e opinionit publik.

“Për shembull, Arhiepiskopi Timotej deklaroi se “luga dhe kungimi nuk kontribuojnë në shpërndarjen e Corona virusit” dhe se “kishat i sigurojnë gati gjysmat e të ardhurave vjetore gjatë pashkëve”.Me këtë, ai bëri thirje të mos respektohet ora policore. Dhe pikërisht për këtë arsye, ai duheshte të përballet me organet e rendit. Dua të them se, nëse protestuesit në Hasan Beg merituan dënimin, nëse Mulla Sula meritoi kritikat e opinionit (ai nuk veproi), atëherë Arhipiskopi Timotej meritoi dënim shumë herë më të lartë se hasanbegasit, sepse ata nuk kanë ndikimin e një arhiepiskopi”, thotë Aliti.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...