Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

ANALISTËT/Deputetët shqiptar t’i diferencojnë çështjet partiake nga ato kombëtare

Shkup, 29 janar – Deputetët shqiptar duhet t’i diferencojnë çështjet partiake me ato kombëtare, kështu vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në vend, duke komentuar punën e të zgjedhurve shqiptar në Parlamentin e Maqedonisë. Sipas tyre, për çështje madhore dhe të interesit kolektiv shqiptar, ato duhet të flasin njëzëri.

“Deputetët shqiptar duhet t’i diferencojnë çështjet partiake me ato kombëtare. Kur bëhet fjalë për çështje me rëndësi kombëtare duhet të jenë të njëzëshëm, të kenë konsensus. Pa pasur konsensus nuk mund të realizojnë çështje që janë me rëndësi për kombin shqiptar. Ndërsa sa i përket çështjes së 20% për gjuhën shqipe, ajo është në Kushtetutë, andaj duhet të ndryshohet Kushtetuta e Maqedonisë. Pa ndryshimin e saj kot bisedojmë”, deklaroi profesori Xhemaludin Idrizi për Zhurnal.mk

Edhe profesoresha universitare Besa Kadriu vlerëson se për interesa kolektive, deputetët, por jo vetëm, edhe elitat politike shqiptare në vend duhet të jenë unike, me qëllim të realizimit të aspiratave kolektive të shqiptarëve. “Çështjet të cilat janë pjesë e qëllimeve të përbashkëta apo kolektive, sigurisht që subjektet politike, të cilit do krah politik qofshin ato (të djathë, të majtë, apo të qendrës), të ideologjive politike që ato përfaqësojnë, nuk do mend se duhet të jenë unik. Këto janë vlera për një shoqëri e cila ka aspirata për të ndërtuar një të ardhme më të mirë brenda vendit. Në një rast tjetër, të gjitha tentativat e një tendence të këtillë, do të ishin të dështuara. Kjo gjë flet qartë për një organizim të domosdoshëm mirëfilli, që ne si shqiptar në Maqedoni, na duhet ta kemi, për të realizuar të drejtat tona kolektive”, shprehet Kadriu për Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Osmani: Ilindeni, festë që do të na bashkojë

Z H

SHBA-të urojnë gjithashtu ditën e Ilindenit

Z H

Një orë pritje në kufirin Maqedoni-Greqi

Z H

Blerim Bexheti: Komuna e Sarajit çdoherë do mbështesë aktivitetet kulturore

R Zh

Në Krushevë është hapur manifestimi “10 ditë të Republikës së Krushevës”

Z H

Zaev përkujton viktimat dhe uron kryengritjen e Ilindenit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...