Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Temë TOP LAJM

Analistët: Deputetët shqiptarë nuk kanë demostruar forcë politike në vitin që po lëmë pas

Shkup, 28 dhjetor, zhurnal.mk – Në përbërjen e Parlamentit për nga numri shqiptarët nga zgjedhjet e fundit morën vende për të cilat duhet thënë se forca politike duheshte të rritet dhe të demostrohet më shumë se sa kemi deri në këtë moment, për faktin se megjithatë 32 deputet paraqesin forcë politike serioze në Parlament. Njohësit e proceseve politike në vend thonë se deputetët shqiptarë për vitin që po lëmë pas, kanë mund të bëjnë diçka më shumë në shtëpinë ligjvënëse në interes të votuesit shqiptarë. Sipas tyre deputetët shqiptarë janë të ndarë dhe veprojnë sipas politikave partiake varësisht a janë në pozitë apo opozitë.

“Mendojë se kanë mundur të bëjnë pak më shumë si deputet me iniciativa si grupe parlamentare qofshin në pozitë apo opozitë. Ajo që është me rëndësi duhet të bëjnë një vlerësim të përditshëm për çështjet që kanë të bëjnë me interesin shqiptarë. Psh, ligji që u propozua nga opozita shqiptare lidhur me nënshtetësinë, duhej bashkarisht pozitë dhe opozitë të përpilojnë ligjin dhe të shkojnë me ndryshimet të cilat garantojnë dhe miratim në Parlament por dhe rrethana dhe kushte lehtësuese për të marrë nënshtetësi shqiptarët”, ka deklaruar Ismet Ramadani.

Sipas tij deputetët shqiptarë duheshte të kenë edhe iniciativa të cilat kanë të bëjnë me zhvillim të komunave në të cilat i drejtojnë shqiptarët.

“Dhe në këto çështje nuk duhet të ketë dallime mes opozitës dhe pozitës për faktin se është interes i përbashkët. Mendojë se edhe partitë që janë në qeveri, deputetët e atyre nuk duhet ti lënë punët vetëm të kryhen në kuadër të asaj që është ekzekutiv por duhet edhe ata të marrin iniciativa të cilat do të japin dinamikë dhe përmbajtje punës së qeverisë”, ka deklaruar për Zhurnal, Ismet Ramadani, analist.

Nga ana tjetër, Zudi Xhelili, analist, thotë se numri ulësve i shqiptarëve në Parlament nuk është duke pasur asnjë ndikim sepse të njejtit janë të ndarë në disa grupe.

“Në zgjedhjet e fundit te parakohshme parlamentare, numri i deputetëve shqiptar ishte 32. Por, ky numer nuk është duke pasur asnjë ndikim sepse janë të ndarë në disa grupe; parti shqiptare që janë në pushtet dhe parti shqiptare që janë ne opozitë 27. Ndërsa 5 tjerët janë nga koalicione, apo antarë të partisë maqedonase LSDM. Meqenëse qeveria për njëqind ditët e para nuk artiti ti realizojë premtimet e dhëna, dështoi si në politiken e brendshme ashtu edhe në atë të jashtme, kjo dmth se edhe Parlamenti, deputetet nuk kanë qenë efikas. Kemi vrejtur se vetëm deputetët e opozitës hapin tema që i tangojnë shqiptarët, ndërsa grupet tjera kujdesen të marin hisen qe u takon(poste individuale,kolltuqe boshe në ekzekutiv). Ata kujdesen mos i prishin raportet me LSDM se u jane nenshtruar interesave të përbashkëta për pushtet”, ka deklaruar Xhelili.

Ai mes tjerash thotë se shqiptarët nuk kanë nevoj për numra, për kuantitet, por kanë nevoj për kualitet apo për deputet që do të jenë zëri i fuqishem i shqiptareve në një vend si Maqedonia e Veriut ku shqiptaret ende trajtohen si qytetarë të rendit të dytë!

Postime të ngjashme

Masa lehtësuese nga 27 prilli në Maqedoni

N E

Faton Ameti: Bashkëpunimi me MSHA në funksion të rregullimit të profileve deficitare

R Zh

Filipçe takohet me kreun e BFI-së, ja çka u morën vesh

R Zh

Ilire Dauti: Kuvendi bllokohet sepse shumica nuk ka numra, jo nga opozita

R Zh

Analizë / Hartë e re për Ballkanin, Maqedonia do të shndërrohej në teatrin më të përgjakshëm të tragjedisë së re të njohur si “ZGJIDHJA”!

R Zh

LSDM: Apasiev është luftëtar i rrejshëm për të drejtat e punëtorëve

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...