Agjencia Zhurnal.mk

Analistët dhe Qytetarët: Grubi një “Show-man, Zv/kryeministër i defeve e zurleve” e assesi i Qeverisë !?

Shkup, 8 tetor, Zhurnal.mk – Zv/kryeministri i parë shqiptarë, Artan Grubi deri më tani që kur ka marrë këtë post nuk ka shpalosur në opinion ndonjë projekt konkret nga ana e tij, thonë analistët dhe qytetarë të anketuar.

Sipas tyre, ai për çdo ditë lavdërohet për takimet që i realizon në kabinetin e tij me diplomat dhe eksponent politik të vendit, por asgjë konkret, për ndonjë projekt të miratuar, realizuar.

Artan Grubi deri më tani u lavdërua se brenda këtyre dy muajve që është në qeveri, një seancë qeveritare e ka udhëhequr në gjuhën shqipe, atëherë kur mungoi kryeministri Zoran Zaev.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi, sot priti në takim lamtumirës ambasadorin e Rumanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z.Viorel Stanila, dhe këtij të fundit i dhuroi një def.

Analisti i njohur Sulejman Mehazi në një prononcim për zhurnal thekson se kabineti i Grubit më shumë është i mbushur me dhurata defesh, tupanash e zurlesh sesa me punë e dosjesh ministrore, më shumë publikon e reklamon defet e zurlet e dairexhicave e zurlexhinjve sesa projektet ministrore.

“Se personi më i mikluar e më i dashur për zotëri Ali Ahmetin është Artan Grubi, kjo u pa edhe gjatë përshëndetjes lamtumirëse të ambasadorit të Romanisë Viorel Stanila në kabinetin e zv/kryeministrisë, Grubi aq është i lirë nga Ali Ahmeti sa që merret më shumë me show mane qeveritare, zotëriu në vend që të merret me projekte konkrete merret me spektakle qeveritare. Kabineti i tij më shumë është i mbushur me dhurata defesh, tupanash e zurlesh sesa me punë e dosjesh ministrore, më shumë publikon e reklamon defet e zurlet e dairexhicave e zurlexhinjve sesa projektet ministrore. Dhurata e defit dhënë ambasadorit të Romanisë në largim Stanila e ka kuptimin e hajgareve politike të zv/kryeministrit të parë.

Grubit sesa të seriozitetit të përgjegjësisë shtetërore, simbolika e defit është e ahengeve, dasmave e syneteve e jo të punëve të dobishme diplomatike e shtetërore.

Zëv/Kryeministri i parë i BDI-së Artan Grubi e ka mbushur kabinetin e tij me dosje dhuratash qesharake të tupanave, dajreve e zurleve i kam mbetur që në kabinetin e tij të zgjedh dairexhicë, lodraxhi e tupanaxhi për t’u hangardisur, lazdruar e përdredhur prapanicën brenda ministrisë së tij, zev/minitria e Grubit është tranformuar nga ministri projektesh shtetërore në ministri të dhuratava, defeve, zurlexhinjve e lodraxhinjve ministrore. Artan Grubit mund t’i themi si zëv/kryeministër i parë i defeve e tupaneve e kurrsesi ndryshe.”, është shprehur për Zhurnal , analisti i njohur Sulejman Mehazi.

Edhe qytetarët theksojnë se nuk është për defa e “kënga” duke pasur parasysh se situata për shkak pandemisë nuk është e lakmueshme si në lëminë e shëndetësisë ashtu dhe në atë të ekonomisë.

Në një anketë të realizuar nga Agjencia e Lajmeve Zhurnal, shumë prej qytetarë shprehen se Artan Grubi deri më tani po bën vetëm show në Qeveri, por jo ndonjë punë konkrete apo realizim të ndonjë premtimi që u patën zotuar gjatë fushatës parazgjedhore.

“Grubi për momenti vetëm një show-men në qeveri”, thotë një qytetarë.

Ndërsa të tjerët shprehes, kundrejtë postit që ka, ai deri më tash nuk ka shpalos asnjë proejkt. “Dhuratat kombëtare që po i dhuron ai, si interesojnë popullit. Populli donë të ndëgjoj projekte konkrete, për të cilët edhe është zotuar partia e tij.”, thotë për Zhurnal një qytetarë tjetër.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...