Agjencia Zhurnal.mk

Analistët: Emërimi i Grubit në 4 poste, Ahmeti po shkelë mbi ish-luftëtarët e UÇK-së!

Shkup, 11 shtator, Zhurnal.mk – Pas disa shkrimeve në Zhurnal.mk nga burime brenda partisë së BDI-së se emërimi i Artan Grubit si zëvendës kryeministër në qeverinë e re, ka pakënaqësi të madhe brenda BDI-së, lidhur me këtë sot flasin edhe analistët se kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sikur ka harruar bashkëluftëtarët qe deri dje e kanë mbështetur, si dhe sikur po i distancon nga partia.

Analisti Sulejman Mehazi në një prononcime për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal, tha se pse aq shumë është i dashuruar Ali Ahmeti te Grubi vetëm Zoti e di dhe vet ai, se pse kryetari i BDI-së ka anashkaluar gjithë bashkëluftëtarët e tij për Artan Grubin askush se di e është e mistershme.

“Besojmë se jo vetëm shumica e popullatës shqiptare në RMV, por edhe vet anëtarët, simpatizantët e përkrahësit e BDI-së shprehin pakënaqësi për emërimin e Grubit zv/ministër i parë nga ana e Ali Ahmetit. Se pse aq shumë është i dashuruar Ali Ahmeti te Grubi vetëm Zoti e di dhe vet ai, se pse kryetari i BDI-së ka anashkaluar gjithë bashkëluftërarët e tij për Artan Grubin askush se di e është e mistershme. Absurde dhe e pakuptueshme është që peshën politike më të madhe në BDI ta ketë Grubi sesa themeluesit e kësaj e kësaj partie.”, shprehet kështu për Agjencinë e lajmeve Zhurnal analisti Sulejman Mehazi.

Sipas tij, momentalisht i mikluari i Ahmetit është pikërisht Grubi të cilin par fushatës zgjedhore e la nën hije kurse pas zgjedhjeve i dha postet më të larta shtetërore.

“Thuajse asnjë prej bashkëluftëtarëve nuk janë në këtë parti e se Ali Ahmeti ka mbetur fare i vetmuar nga bashkëluftëtarët e tij. A mos ndoshta miqtë e tij bashkëluftëtarë kanë ikur nga BDI-ja për shkak përkrahjes së madhe që ia jep Ali Ahmeti Grubit. Momentalisht siç shihet Grubi është më i mikluari i Ali Ahmetit i cili gjatë fushatës zgjedhore e la nën hije Artanin duke e bërë vetë fushatën e pas zgjedhjeve Grubit ia dha postet më të larta shtetërore që dhe vet Ali Ahmeti si ka pasur kurrë si kryetar i BDI-së. Interesant, se sa e duan të BDI-së Artan Grubin, ja argumentet, se sa here që e kemi kritikuar Artan Grubin, nga vet të BDI-se jemi kënaqur duke na qerasur me kafe e lëngje”, shprehet kështu për Agjencia e lajmeve Zhurnal analisti Sulejman Mehazi.

Ndërkohë që në anën tjetër analisti Zudi Xhelili për Agjencinë e lajmeve Zhurnal shprehet se kjo tronditje shpesh herë lë pasoja të mëdha për strukturat partiake.

“Çdo parti politike gjatë pjesëmarjes në qeveri, sidomos periudha e ndarjes së posteve është e rënd dhe partia përjeton tronditje të brendshme. Kjo tronditje shpesh herë lë pasoja të mëdha për strukturat partiake sidomos anashkalimi i vullnetit të tyre. Me këta pasoja po përballet edhe BDI sepse si çdoherë nuk përfshihen në poste të larta meritorët partiak, por individ që pëerfaqësojnë grupe të caktuara interesi”, thotë kështu për Agjencinë e lajmeve Zhurnal analisti Zudi Xhelili.

Sipas tij, reagimet për nominimin e disa figurave në poste të larta ishin të ashpra por pushteti ua mbylli gojën përkohësisht të pakënaqurve.

“Sidoqoftë ky është problem i vet kreut të partisë dhe balancimi nuk mund me qenë i përhershëm dhe gjithmonë i suksesshëm. Vjen një ditë dhe eskalon pakënaqësia brenda strukturave partiake. Reagimet për nominimin e disa figurave në poste të larta ishin të ashpra por pushteti ua mbylli gojën përkohësisht të pakënaqurve. Sa i përket bashkëluftëtarëve, ata struktura që kanë qenë në BDI të afërt me krerët e partisë nuk kanë kaluar keq por sa u përket ushtarëve të UÇK-së mendoj shumica janë të diskriminuar”, shprehet kështu për Agjencinë e lajmeve Zhurnal, analisti Zudi Xhelili.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...