Agjencia Zhurnal.mk

Analistët: Fakti që riformatimin e paguan vetëm partitë shqiptare, tregon se kryeministri ka në dorë gjithçka

Shkup, 24 qershor, zhurnal.mk – Qeveria e Maqedonisë së Veriut në dyvjetorin e mandatit po i nënshtrohet riformatimit të parë apo ndërrimit të jo më shumë se tetë ministrive, si të Bujqësisë, Kulturës, Ekologjisë, të Pushtetit Lokal, ministrave pa resor dhe të emërimit të një kuadri në Ministrinë e re për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive.

Kryeministri Zoran Zaev kohë më parë i ka paralajmëruar ndryshimet për shkak të pakënaqësive dhe synimit për rritjen e efikasitetit në punë.

Por, krejt këto ndryshime sa do të sjellin efekte pozitive në punën e ekzekutivit? Njohësit e çështjeve politike kanë qëndrime të ndryshme, disa prej të cilëve riformatimin e shohin edhe si veprim formal të kryeministrit për të mbuluar dështimin e tij dhe fjalën e dhënë se nëse nuk ka datë në qershor, atëherë do të shkohet në zgjedhje të hershme, ndërsa disa të tjerë thonë se këto janë vetëm ndryshime kozmetike për të fituar kohë deri në tetor.

“Paralajmërimi se kryeministri Zaev do të perdor “fshesen” zgjoi interesim të madhë në opinion. Por meqenëse vendi nuk mori datë për bisedime gjërat morën kahje tjetër. Kësaj radhe Kryeministri duhej ti përmbahej premtimit se do kërkoj zgjidhje për të dalë nga situata. Nuk ofroj zgjedhje të parakohëshme, as qeveri kalimtare, as ndryshime radikale në përberjen e kabinetit qeveritar, por vetëm ca ndryshime kozmetike për të fituar në kohe deri në muajin tetor kur pritet të caktohet data për bisedime nga këshilli Europës. Pra ndryshimet e shumpritura u shfritëzuan për të fituar kohë koalicioni qeveritar se për ka cilësia asgjë e re nuk ndodhi. Vendi vazhdon të notoj si një anije e humbur në ujëra të panjohura!”, ka deklaruar për Zhurnal, ish deputeti, Zudi Xhelili.

Nga ana tjetër, gazetari Urim Saliu ndryshimet e fundit në Qeveri me emërimin e ministrave të rinj i sheh vetëm si një përpjekje e shpëtimit të kësaj qeverie kontrollin e së cilit e ka vetëm një njeri që po rrëshqet nga një reformator i madh siç është Zaev në një njeri që do të ketë pushtetin e absolut.

“Fatkeqësisht shenjat e qeverisjes së tij duke kërkuar fajtorin gjetkë, ka të ngjarë që ai që fillojë të duket si paraardhësit e tij . Ai vazhdon në mënyrë të përkryer ta pastrojë terrenin shqiptarë që në një mënyrë edhe ka nevojë, por ai gjithë këtë “ndryshim”spektakolar e bën që të mbulojë dështimin dhe fjalën që nuk e mbajti që nëse nuk ka datë në qershor për negociata, atëherë shkohet në zgjedhje të parakohshme. Ai po tenton që dështimin të ua faturojë vetëm ministrave, zëvendësve të tyre, drejtorëve shqiptarë dhe fakti që këtë riformatim e paguan më shumë partitë shqiptare tregon se kryeministri dhe tashmë edhe ministri njëkohësisht e ka në kontroll gjithçka. Ky është një nënçmim i politikës shqiptare që mbase shumë më herët por sidomos kohëve të fundit ka humbur unin e vet”, ka deklaruar për Zhurnal, gazetari, Urim Saliu.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...