Agjencia Zhurnal.mk

Analistët: Kjo qeveri ka kapacitete minimale të organizojë zgjedhje të drejta

Shkup, 7 janar, zhurnal.mk – Qeveria teknike akoma po mbushur një javë është përfshirë në vulgun e përplasjeve mes ministrave dhe zv/ministrave, që vijnë nga dy kampet politike LSDM dhe VMRO-DPMNE. Ministrja e Punës dhe Politikave sociale, Rashel Mihrazi dhe ministri i brendshëm, Naqe Çulev janë dy ministrat nga radhët e VMRO-DPMNE-së që janë pjesë e debatit dhe përplasjeve. Sipas LSDM, këto kuadro të propozuara tregojnë se për mosnjohje të punëve dhe se ata po përhapin të pavërteta. Qeveria teknike është formuar sipas marrëveshjes së Përzhinos dhe ka për detyre organizimin e zgjedhjeve të 12 prillit, por njohësit e proceseve politike shprehen skeptik se kjo qeveri teknike ka kapacitete të organizon zgjedhje fer dhe demokratike duke pas parasysh përplasjet e fundit mes protagonistëve të kësaj qeverie.

Analisti politik, Selim Ibraimi për Zhurnal thotë se kjo qeveri ka kapacitete minimale të organizojë zgjedhje të drejta sa për të marrë notë kaluese nga organizatat ndërkombëtare.

Sipas tij kundërshtime do të ketë në mes Partive maqedonase përshkak të natyrës së qeverisë dhe ideologjive partiake.

“Mosmarrëveshjet kanë të bëjnë me dominimin e institucioneve nga partitë më të mëdha. MV nuk tregon stabilitet politik dhe zgjedhjet e parakohëshme do të sjellin efekte negative në ekonominë kombëtare. Tani e tutje duhet të kemi kujdes nga fërkimet ndëretnike së sjellin zgjedhjet në MV. Megjithatë MV tregon se është një eksperiment ndërkombëtar me cikle zgjedhore të shpeshta dhe standarte të ulta demokratike”, ka deklaruar për Zhurnal, analisti politik, Selim Ibraimi.

Nga ana tjetër edhe profesoresha universitare nuk beson se kjo përbërje e qeverisë teknike ka kapcitet për organizim të drejtë të zgjedhjeve. Ajo thotë se turpërohet nga turpi i tyre sepse që nga dita e parë grinden dhe shahen mes vete.

“Kjo nuk është qeveri teknike, por janë thjeshtë të mjerë. Çfarë marrëzie, të bëjnë qeveri e cila duhet të siguron zgjedhje fer dhe demokratike, ndërsa këta nga dita e parë vetëm shahen, grinden dhe poshtërohen mes vete. Më vie turp nga shteti që jetojë, e cila nuk mund të formon një qeveri serioze teknike. Turpërohem nga infantilët që duhet ta udhëheqin shtetin. Turpërohem nga turpi i tyre të cilët me siguri nuk kanë kapacitet ta ndjejnë. Kjo është aq e ulët dhe primitive që duhet të ndalohet të shikohet për fëmijët nën 18 vjet”, ka deklaruar për Zhurnal, profesoresha universitare, Mirjana Najçevska.

Ndryshe, nga LSDM fajësojnë Mizrahin si jo kompetente për të udhëhequr me resorin që i është dhënë, aktivistë pro qeveritar në rrjetet sociale kishin vërejtje edhe për origjinën e saj hebraike. VMRO-ja këto akuza i cilësoi si gjuhë të urrejtjes. Por nga ana tjetër, VMRO-DPMNE theksoi se mbi 4.100 militantëve partiak të LSDM janë punësuar gjatë dy muajve të fundit, duke u bërë pjesë e fushatës për vota.

“Këto punësime u bënë kur LSDM e dinte se do të ketë qeveri teknike dhe zgjedhje që do të thotë se kanë bërë prishje të procesit zgjedhor”, theksoi VMRO-DPMNE, duke shtuar se do të rishikohen këto punësime.

Mandati i Qeverisë teknike zgjat deri në momentin kur Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i shpall rezultatet finale të zgjedhjeve, të cilat do të mbahen më 12 prill.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...