Agjencia Zhurnal.mk

Analistët: Modeli aktual zgjedhorë është i disfavorshëm për shqiptarët

Shkup, 12 nëntor, zhurnal.mk – Për partitë e vogla shqiptare ndoshta të jenë këto zgjedhjet e fundit që do të marrin pjesë duke pasur parasysh se modeli aktual zgjedhorë nuk i favorizon aq shumë partitë e vogla. Modeli aktual zgjedhor nuk është aq i disfavorshëm për “partitë minore”, ai përgjithësisht është i disfavorshëm për shqiptarët, se e zhbën kapacitetin votues të shqiptarëve për të nxjerrë numër efektiv deputetësh proporcionalisht me kapacitetin e tyre demografik, vlersojnë njohësit e proceseve politike. ,

Sipas analistit politik, Nijazi Muhamedi ligji aktual ka qepur si lëkurë leopardi njësitë aktuale zgjedhore, me futje si pyka zhbërjeje elektorale në njësitë zgjedhore me shumicë joshqiptare, ta zëmlë njësitë 1 dhe 2, mandej ato 4 dhe 5.

“Ndërkaq, po të bëhet tërë Maqedonia një njësi zgjedhore dhe me një prag elektoral, ta zëmë edhe minimal prej 1apo 2 përqind, të voglat zhbëhen fare, nëse shkojnë pa koalicion. Po, ende është shumë heret për përgjigje të qëndrueshme rreth kësaj teme dhe pikërisht kjo ka gjasa të turbullojë skenën elektorale ndër shqiptarët dhe ta kompromitojë publikisht ndërhyrjen e shumicës maqedonase në dizajnimin e skenës elektorale mes shqiptarëve për të zhbërë përfundimisht gjithë kapacitetin votues të shqiptarëve dhe për ti bërë gjitha partitë e anës shqiptare të vdekura politikisht për interesat e shqiptarëve, duke forcuar edhe parti politikisht të vdekura ka vite, dhe për ti bërë të “gjalla” si paterica mbështetëse të tyre me kundërshpërblim për mbijetesën e tyre përmes tenderave korruptivë”, thotë për Zhurnal, analisti politik, Nijazi Muhamedi.

Nga ana tjetër, politologu, Ariton Rama për Zhurnal thotë se ngelet të shihet sa do jetë definitive kontruksioni i modelit të tashëm zgjedhor për të pas të qartë fushëveprimin e partive tona në këtë zgjedhje që vijnë.

Sipas tij, konceptualisht partitë tona duke pas parasysh skemat e rejtingut nuk mundet të themi që kemi parti të mëdha në nivele republikan ose të vogla.

“Mendoj që partitë tona varijon më shumë në nivele komunale të fortit e luajn nga preardhja e liderit ose strukturës partiake, andaj mendoj që koaliconet parazjedhore mandje duke i thyer edhe parimet ideologjike do ishin shpëtim për egzistencën politike, kjo duke i referuar edhe ikjes së shumë njerëzve dhe mosdajles në votime siç ndodhi edhe në Kosovë. Do të doja të kemi ma të qart garën me më pak opsione por me koalicone ndoshta kjo do bënte garën më konkurenciale por edhe shpëtuese për partit evogla”, ka deklaruar për Zhurnal, politologu, Ariton Rama.

Ndryshe, Kryeministri Zoran Zaev vazhdon të nxisë nismën për ndryshimin e modelit zgjedhor nga model me gjashtë në një njësi zgjedhore por vazhdimisht përsërit se ai dhe partia e tij nuk janë iniciator. Ai beson se në Kuvend mund të krijohet shumica e nevojshme për këto ndryshime. I pyetur nëse mund të sigurohen edhe votat me Badenter, Zaev deklaroi:

“Mendoj se ka. Unë nuk jam iniciator dhe tani që them “mendoj se ka” nuk jam shumë i sigurtë. Partia më e madhe me më shumë vota nga bashkësitë është BDI por mendoj se në Kuvend jam 23 vetëm shqiptarë kurse BDI-ja ka 10 deputetë. Pastaj janë edhe bashkësitë më të vogla.Nëse vjen deri te votimi në Parlament unë shpresoj që kjo do të bëhet me konsensus por nëse nuk është me konsensus, në cilëndo formë, socialdemokratët do të votojnë për këtë ndryshim të modelit zgjedhor”, tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...