Agjencia Zhurnal.mk

Analistët: Mosdhënia e datës do të ndikojë në zgjedhjet e 12 prillit

Shkup, 18 nëntor, zhurnal.mk – Njohësit e proceseve politike shprehen se mosdhënia e datës për Maqedoninë e Veriut për fillimin e negociatave, do të ndikon edhe në zgjedhjet e 12 prillit.

Sipas tyre e vetmja gjë në zgjedhjet e Prillit që i konvenon Zaevit në raport me ndërkombëtarët mbetet politika nacionaliste e VMRO-së, garnitura politike e së cilës akoma shkon të fitojë në kartën nacionaliste.

Gazetari Urim Saliu për Zhurnal thotë se ky është favori sepse në të kundërtën Qeveria Zaev me mos marrjen e datës për negociatat me BE-në jo vetëm që u godit, por edhe u demaskua dhe u çvesh në një mënyrë nga premtimet me të cilat erdhi bujshëm në pushtet dhe më pas u zhyt në një kaos qeverisës pa e luftuar korrupsionin, shihte figura politike të garniturës së vjetër që i iknin para syve dhe i shpëtonin ndëshkimit, pastaj premtimet boshe në shumë sfera që nuk i panë kurrë njerëzit e vunë para aktit të kryer dhe kjo pasoi me zgjedhjet e parakohshme.

“Te partitë shqiptare poashtu është një paqartësi se cilën rrugë do zgjedhin partitë opozitare për ta sfiduar BDI-në në zgjedhjet e Prillit. Çështja mbetet a do tejkalojnë vetveten dhe të shkojnë me një koalicion të madh fitues apo do “mbyten” nga kryeneqësia e tyre se kush do mbajë “bajrakun” opozitarë .Pra zgjedhjet e Prillit do të krijojnë një realitet të ri politik nëse ky unitet opozitarë do ndodhë, në të kundërtën ata do shuhen vetë sepse njerëzit që kërkojnë një ndryshim nuk kanë nerva më të presin edhe një kohë tjetër dhe një shansë kësaj opozite për zgjedhjet tjera. BDI në këto zgjedhje nëse humb do shkojë në opozitë, ndërsa opozita nëse humb ajo shuhet”, ka theksuar Saliu.

Nga ana tjetër analisti politik, Abdulla Mehmeti për Zhurnal thotë se çdo gabim dhe dështim në periudhën e qeverisjes nga një parti politike tjetër, apo koalicion qeveritar, shndërrohet në armë të fuqishme propagande në duart e partive të opozitës në zgjedhjet e radhës.

Sipas tij kështu do të ndodhë edhe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit në Maqedoni.

“Është çështje tjetër nëse argumentet janë në favor të partive në pushtet, apo në anën e partive të opozitës. Në rastin konkret, nga mosdhënia e datës për Maqedoninë Veriore, bashkë me Shqipërinë, nuk do të ndikojë negativisht në rezultatin e zgjedhjeve, sepse opinioni e ka të qartë cilat kanë qenë shkaqet dhe pengesat reale për mosdhënien e datës për anëtarësim në BE. Vetë hapja e kësaj çështje në zgjedhjet parlamentare të radhës do të hapë edhe çështje të tjera të panjohura deri më sot, për përmasat e korrupsionit dhe krimit të organizuar nga pushteti i mëparshëm, edhe nga pushteti aktual, ndërsa kjo do të jetë në dobi të qytetarëve dhe të shtetit, për ta vlerësuar qytetarët sa më drejtë se nga duhet të orientohen, cilat forca politike meritojnë më tepër të përkrahen e votohen, e cilat të dënohen përmes votës së lirë, sikur edhe të gjenden para dilemës për të zgjedhur mes dëmit dhe fatkeqësisë më të vogël përballë fatkeqësisë dhe dëmit më të madh për të ardhmen e qytetarëve dhe të shtetit”, ka deklaruar analisti politik, Abdulla Mehmeti.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...