Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Analistët: Moskoordinimi mes pozitës dhe opozitës, mungesë e kulturës politike

Zhurnal Ads

Shkup, 5 tetor, zhurnal.mk – Vendimi i opozitës maqedonase për të mos votuar për vërtetimin e pesë gjendjeve të jashtëzakonshme për përballje me pandeminë që ishin shpallur nga presidenti Stevo Pendarovski, të cilat për shkak të shpërndarjes Parlamentit nuk ishin votuar nga deputetët, nuk e përjashtojnë mundësinë që për shkak të numrave, shumica të mos arrijë të votojë as ligje tjera që kërkojnë dy të tretat apo edhe të shpallë gjendje të re të jashtëzakonshme në rast të nevojës.

Në shoqëri më së miri mund të funksionojë një sistem juridiko-politik, kur ai sistem ndërtohet apo sendërtohet me bashkveprim politiok të vazhdueshëm në mes pozitës dhe opozitës, ndërsa në shtetet multietnike edhe konsensualitet etnik, thotë për Zhurnal, Qenan Aliu, jurist.

Në të kundërtën sipas tij sistemi në vazhdimësi do të çaloj mbase edhe herë pas here do të kollaboj.

“Pra edhe aktualisht , edhe sikur të jetë një kohabitim i tensionuar politikisht ,por prap në fund duhet të përfundoj me kompromise të qëndrimeve politik për çështje të caktuara në raport pozitë- opozitë. Por nga ana tjetër duhet theksuar se tek ne nuk egziston kulturë e mjaftueshme politike dhe qytetare te klasa politike për aritje të kompromiseve lidhur me politikat publike, prandaj edhe reformat që duhet të arihen me 2/3 në kuvend janë të diskutueshme. Sipas postulateve mbi demokracinë, opozita është pjesë shumë e rëndësishme e sovranitetit, dhe në këtë kuptim ajo për jo konstruktivuitet për çështje të caktuara do mban edhe përgjegjësi. Por kuptohet pushteti është ai mbi të cilën rëndon përgjegjësia më e madhe politike”, shprehet Aliu.

Ai mes tjerash thotë se aktualisht është apsurde të mos konfirmohen vendimet e presidentit për gjendjen e jashtëzakonshmë në kohë kur ato u sollën kur vendi kishte kuvend të vetshpërndarë dhe propozime të drejtuara nga autoritetet kompetente të vendit.

“Kjo nuk nënkupton se dekrete të caktuara me fuqi ligjore, për të cilat ka argumente të bollshme se kanë patur për synim abuzim me pushtetin, nuk duhet vërtetuar. Fatkeqësisht në vend partia më e madhe opozitare në bllokun maqedonas, ka veprime politike në të shumtën e rasteve kundërthënëse, dhe narativë të pandryshuar nga e kaluara. E ndërkaq opozita shqiptare mbase mund të ket ndër mend për të numruar njëqindë ditë akomodimit të qeverisë së re/të vjetër”, ka deklaruar për Zhurnal, Qenan Aliu, jurist.

Nga ana tjetër, analisti politik, Selim Ibraimi për ZHurnal thekson se Qeveria dhe opozita në Maqedoninë Veriore nuk dallojnë aq shumë nga lufta për pushtet që e shohim ne Shqipëri.
Sipas tij kjo është një sëmundje kronike dhe ngjitëse në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Zaevi dhe Mikoski nuk leshojnë pe. LSDM dëshiron ta shpartallojë VMRO-në mirëpo nuk ka kapacitete dhe në ndihmë shpeshherë i shkojnë disa parti minore shqiptare, megjithatë kjo bllokadë e brendshme si për ligjet që duhen 80 vota dhe për eurointegrimet janë të nevojshme negociata në mes partive se ku qeveria mund të bëjë lëshime që të arrihet një kompromis në mes partive më të mëdha. Duhet pranuar se ka një mosbesim të thellë në mes LSDM-së dhe VMRO-së dhe marrëveshjet do të jenë të vështira. Po kur bëhet fjalë për tek shqiptarët këta parti maqedonase bëhen bashkë. E gjithë situata duhet parë në këndvështrimin e pushtetit dhe zgjedhjeve të ardhshme”, ka deklaruar për Zhurnal, Selim Ibraimi, analist.

Pavarësisht kësaj, partitë në pushtet presin që opozita të marrë pjesë në seancën e Kuvendit dhe të mbështesë vendimin për konfirmimin e gjendjeve të jashtëzakonshme, dhe veç kësaj nga Qeveria paralajmërojnë bashkëpunim me opozitën për miratimin edhe të ligjeve tjera reformuese që kërkojnë dy të tretat e votave.

Shumica parlamentare ka 62 deputetë nga 120 sa numëron Kuvendi, ndërkohë që miratimi i ligjeve reformuese kërkon dy të tretat apo 80 vota të deputetëve, që nënkupton se pa votat e opozitës asnjë ligj nuk do të mund të miratohet.

Postime të ngjashme

Moti me diell, temperatura deri 34 gradë

XH,I

Dimitrov: Konferenca e parë ndërqeveritare me BE-në do të mbahet në dhjetor

Z H

Geer: Vendi është në drejtimin e duhur, të rritet ritmi në reformat e drejtësisë

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...