Agjencia Zhurnal.mk

Analistët: Mosrealizimi i koalicionit “trepalësh” do të rritë apatinë te votuesit që dëshirojnë ndryshime

Shkup, 10 janar, zhurnal.mk – Partitë politike në këto zgjedhje nuk do ta kenë problem fare me platformat e tyre, por problem numër një do të jetë votuesi, gjegjësisht si t’i bindin qytetarët që të dalin në votime pasi të gjitha premtimet tashmë janë harxhuar. Mos realizimi i koalicionit opozitar në bllokun shqiptar, do të demotivoj votuesit shqiptar që duan ndryshime që të votojnë në zgjedhjet e 12 prillit, vlerësojnë njohësit e proceseve politike në vend.

Analisti Berat Azizi për Zhurnal thotë se anëtarësimi në NATO tashmë është një çështje e mbyllur për të cilën qytetarët shqiptar kanë dalë edhe në votime vetëm e vetëm për ti dhënë votën partisë që të çojë këtë process përpara.

Sipas tij çështja e dytë për të cilën votuesit shqiptar kanë dalë në votime ishte anëtarësimi në BE-, mirëpo jo tashmë është shumë e qartë se për disa vite nuk mund të bëhet realitet për shkak të mungesës së reformave dhe mossundimit të ligjit.

“Në anën tjetër pohimet e fundit se opozita shqiptare do të bashkohet rreth një koalicioni siç e cilësojnë ata Trepalësh sikur ngjalli një interesim tek elektorati sidomos tek ajo pjesë e cila është neutral dhe nuk ka votuar deri më tani. Në anën tjetër nëse koalicioni arrihet atëherë edhe elektorati i partive që do mbesin jashtë këtij koalicioni do të motivohet dhe do të ketë më shumë kurajo për të votuar, pasi do të fillojë një garë edhe në nivelin e votuesit. Në anën tjetër unë mendoj se nëse koalicioni Trepalësh nuk realizohet atëherë apatia tek votuesit shqiptar akoma më shumë do të shtohet, sepse njerëzit gjykojnë shumë drejtë duke u mbështetur në parime dhe fakte. Për këtë shkak dështimi i koalicionit trepalësh do të ndikojë që numri i votuesve shqiptar në këto zgjedhje të shënojë ulje drastike ndoshta numrin më të vogël që është regjistruar ndonjë herë. Unë mendoj se ky parim mbështet tek fakti se nëse partitë nuk janë të gatshme të sakrifikojnë interesat e tyre të ngushta politike dhe partiake atëherë pse votuesi do të duhet të sakrifikojë për të votuar subjetktin që nuk ka një platform dhe program të qartë politik. Por mosrealizimi i koalicionit Trepalësh do të ketë ndikim edhe tek subjektet tjera politike të cilat nuk kanë mundur të bëjnë aq sa duhet për të përmbushur deri diku kërkesat e qytetarëve”, ka deklaruar për Zhurnal, analisti politik, Berat Azizi.

Nga ana tjetër, gazetari Naium Sinani për Zhurnal shprehet se mosrealizimi eventual i koalicionit opozitar në bllokun shqiptar, do të demotivoj votuesit shqiptar që duan ndryshime që të votojnë në zgjedhjet e 12 prillit.

Ai thotë se kjo do t’i shkonte për shtati BDI-së e cila e ka të kosuliduar trupin e sajë votues.

“Deklaratat e zyrtarëve partiak se angazhohen për ndryshime në kampin shqiptar, nuk do të merren seriozisht nga elektorati, pasi dihet se në dy cikle zgjedhore vota opozitare ka qenë më e madhe se vota e BDI-së, por numri i deputetëve ka qenë në favor të BDI-së e cila ka mbetur partia fituese në bllokun shqiptar. Mbetet të shihet nëse tri partitë opozitare do të tejkalojnë interesat e ngushta dhe të arrijnë marrveshje për koalicionim, megjithëse ndasitë mes Besës dhe Alternativës duken të thella, e ndoshta edhe të pa kapërcyeshme”, ka deklaruar për Zhurnal, gazetari Naim Sinani.

Ndryshe, koalicioni trepalësh është iniciativë e Aleancës për Shqiptarët që në koalicion të përfshihet kjo parti bashkë me Lëvizjen BESA dhe Alternativën. Kjo e fundit ka refuzuar kategorikisht një koalicion të tillë në të cilën do të ishte edhe Lëvizja BESA pasi që sipas tyre kjo parti është filiale e BDI-së. Nga ana tjetër kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në një intervistë ekskluzive për Agjencinë e Lajmeve ZHurnal ka theksuar se partia e tij e ka pranuar propozimin e ASH-së për koalicion trepalësh dhe se ata këto ditë presin përgjigje përfunditare rreth kësaj iniciative.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...