Agjencia Zhurnal.mk

Analistët: Nëse ndonjë lider humb zgjedhjet, normë demokratike është që të tërhiqet

Shkup, 23 qershor, zhrunal.mk – Në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 15 korrik pritet që të jetë një garë shumë e ashpër mes partive politike, në të njejtën kohë edhe shumë e balancuar në bazë edhe të anketave që po publikohen lidhur me mbështetjen e partive në terren.

Njohësit e proceseve politike në vend shprehen se gjatë këtyre zgjedhjeve garojnë gati se të gjithë liderët më 15 korrik, dhe disa prej tyre nëse humbin ato do të duhet të tërhiqen pas zgjedhjeve.

Eroll Rizaov, opinionist, për Zhurnal thotë se nëse gjykojmë sipas principeve dhe normave demokratike, lideri i cili humb zgjedhjet duhet të tërhiqet.

Por ai duke pasur parasysh praktikat nga e kaluara në Maqedoninë e Veriut, edhe nëse humbin zgjedhjet pret që liderët të gjejnë milion arsye për rezultatin e dobët zgjedhorë dhe mos të japin llogari.

“Këtë pyeteje që ma parashtroni me shumë mundësi ata shpesh edhe vetes ia bëjnë këtë pyetje dhe nëse gjykohet sipas principeve dhe normave demokratike, pas zgjedhjeve të këtilla sikur që janë te ne në Maqedoni, është shumë e mundur që ndonjë nga liderët politik i cili do ti humb zgjedhjet të tërhiqet. Por duke pasur parsysh praktikën dhe realitetin tonë është e mundur që mos të kemi asi lloj përgjegjësie dhe të kërkohet arsyetim se për këtë do të vendos kryesia qendrore e partisë dhe arsyetime tjera, dhe prap ta mbajnë pozitën e tyre në partitë politike. Nëse rezultati do të jetë i ngushtë, që edhe me shumë mundësi ashtu do të jetë, ndonjë parti politike edhe nëse humbin, ato mund ta paraqesin si rezultat të mirë dhe se në këto kushte kjo është maksimumi që bëjnë dhe se për vetëm tre vjet, ndonjë nga partitë politike është stabilizuar etj. Për mua është reale që ndonjë lider që do ti humb zgjedhjet të tërhiqet në interes të partive të tyre”, ka deklaruar për Zhurnal, Eroll Rizaov, opinionist.

Nga ana tjetër, Urim Saliu, gazetar, për Zhurnal thotë se në politikën shqiptare në rradhë të parë nuk ekziston përgjegjësia e humbjes.

Sipas tij humbjet për drejtuesit e partive rezultojnë me arsyetime të shumta vetëm për të vazhduar rrugëtimin politik.

“Po të ishte kjo përgjegjësi e dorëheqjeve ne nuk do kishim sot një dyzinë partishë që nuk kanë ndonjë peshë politike por kemi vetëm të tillë që duan të bëhen pjesë e qeverisë pa kushte. Nuk është se një lider i ndonjë partie humb zgjedhjet dhe ai do i lëshojë vendin një tjetri .Aty lindin më pas konfliktet mes tyre që cojnë në përcarje dhe krijimin e subjekteve të reja. Dikur kishim dy parti por një opozitë që të paktën kishte grup parlamentar. Sot një opozitë të tillë nuk e kemi. Kjo i lejon fitoren serike një partie tjetër. Në fakt do të duhej që në këto zgjedhje definitivisht të kemi dy blloqe partishë përfshirë një opozitë të fortë dhe një parti tjetër në pushtet poashtu e fortë. Ata që nuk do mund tia dalin në këto zgjedhje mbijetese është më mirë t’i japin fund aventurës politike dhe mos e përcajnë më në të ardhmen votën shqiptare”, ka deklaruar për Zhurnal, Urim Saliu, gazetar.

Zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut do të jenë vendimtare për jetgjatësinë politike të disa kryetarëve të partive politike të cilët kanë pësuar humbje edhe në zgjedhjet e kaluara.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...