Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Analistët: Një bllokadë e mundshme nga Sofja, do të ndikonte keq në agjendën reformuese

Zhurnal Ads

Shkup, 23 tetor, zhurnal.mk – Është ende e paqartë nëse në dhjetor do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian për shkak të insistimit të Sofjes që së pari Shkupi të pranon kërkesa konkrete. Sipas Berat Azizit, analist, bllokada do të ndikonte keq te qytetarët por edhe ndaj agjendës reformuese.

“Bllokada e Bullgarise për Maqedonine e Veriut do të ketë pasoja jo vetem politike, por edhe ekonomike legjislative. Mendoj se nëse vendi nuk fillon negociatat për anetaresim atëherë do të kemi një kthim prapa në pikën zero aty ku ishim para Marreveshjes me Greqine dhe kjo do të krijojë një situatë jostabile duke humbur shpresat qytetarëve se një ditë do të bëhemi pjesë e BE. Ne aspektin e sundimit të së drejtës reformat ne gjyqësor do të ngadalsoheshin sepse nuk do të kemi një impakt nga ana e BE e cila duket të jete e deshtuar për të përmbushur kërkesat e saj ndaj vendeve anetare”, thotë Azizi

Gati tre javë para deri më 10 nëntor, ku mbahen dy ngjarje që pritet të jenë kyçe për rrugën drejt Bashkimit Evropian, as politikanët, as analistët nuk dalin me parashikim konkret nëse Sofja do ta bllokon konferencën e parë ndërqeveritare në Shkup me Bashkimin Evropian. Sipas planeve të mëparshme, ajo duhet të mbahet në dhjetor dhe me këtë në thelb fillojnë negociatat e vendit me BE-në. 10 nëntori vlersohet si datë kryesore sepse atëherë do të mbahet edhe samiti në Sofje në suaza të procesit të Berlinit dhe do të kryeson edhe Këshilli për çështje të përgjithshme në BE.

Paqartësinë rreth fillimit të procesit në dhjetor e paralajmërojnë edhe deklaratat dhe aktivitetet e politikanëve vendor të cilët këto ditë kanë mbajtur takime online ose shkojnë në vizita me prani fizike. Kryeministri Zaev pas takimeve online me përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Zhosep Borel, me presidentin e Këshillit të Evropës Sharl Mishel, me presidentin e Parlamentit Evropian David Sasoli dhe me eurokomesarin Oliver Varheily tha se të gjithë bashkëbiseduesit besojnë se ka fundi i vitit do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare por potencoi se nuk përjashtohet edhe mundësia që kjo mos të mbahet sepse vendimet e Unionit sillen me konsensus nga gjitha vendet anëtare.

Kryeministri Zaev paralajmëroi edhe mundësi të re përmes të cilës do të tejkalohej pengesa për rrugën evropiane të cilën e vendos Bullgaria, duke hedhur poshtë mundësinë për marrëveshje të re me Bullgarinë.

“Ne kemi marrëveshje të shkëlqyer. Ajo ishte bazë edhe për Marrëveshjen e Prespës. Ato ishin hapa të guximshme nga pala bullgare dhe maqedonase. Nuk besoj se ekziston marrëveshje më të mirë që mund të arrihet mes palës maqedonase dhe bullgare. Ekzistojnë mjete të përshtatshme dhe mënyra për zgjidhje të kësaj çështje, me deklaratë publike, me deklaratë të shkruar, me deklaracion, me marrëveshje, aneks të marrëveshjes dhe të tjera, e jo të jetë marrëveshje të marrëveshjes”, tha Zaev.

Me të në online takimet ishin edhe ministri për punë të jashtme Bujar Osmani dhe zv/kryeministri Nikolla Dimitrov.

Dhe sipas Berat Azizit situata deri në fund është e paqartë, por megjithatë parashikimet se Bullgaria do të pajtohet në negociata të vendit me BE-në janë më të mëdhaja nga ato se nuk do të pajtohet. Por megjithatë nëse vjen deri te bllokada, Azizi mendon se një vendim i tillë do të ishte katastrofal.

“Më shqetësues do të jetë fakti se nëse Sofja bllokon vendin atëherë trendi i ikjes se qytetarëve drejt vendeve perendimore akoma më teper do të ritet dhe nuk do të ketë ndonjë mekanizem për të frenuar largimin e qytetareve. Me këtë vetvetiu humbin shpresat se do të jemi nje vend i barabartë me vendet tjera të BE dhe do të futemi në agjenden ekonomike të tyre”, ka deklaruar për Zhurnal, Berat Azizi, analist.

Tani më dihet se me aplikimin e metodologjisë së re të aprovuar nga BE, çdo shtet anëtarë i saj ka mundësinë në çdo fazë të bllokojë rrugëtimin e integrimit të ndonjë vendi. Është indikative se Bullgaria këtë mundësi po synon ta praktikoj në këtë fazë. Andaj tani për tani nuk mund të themi se Bullgaria ka bllokuar procesin por në fakt synon të pa mundësoj të çelet procesi, thotë analisti politik Qenan Aliu.

Sepse, sipas tij praktikisht procesi fillon me mbajtjen e Konferencës ndërqeveritare me BE.

“Është tjetër gjë se pushtetarët për politika ditore etablojnë pritshmëri të egzagjeruara të cilat mandej shpërfaqin dëshprim të madh tek qytetarët. Edhe pse kryeministri ditëve të fundit ka ballansuar optimizmin duke njoftuar opinionin se anulimi eventual i konferencës ndërqeveritare mund të pamundësohet nga ana e Bullgarisë. Edhe pse shanset nuk janë të shuara , duke patur para syshë rolin e ndikimit që mund të ketë Gjermania aktualisht si kryesuese. Gjithsesi nëse eventuslidht ndodhë ky prolongim, do të venitet edhe agjenda e reformave në sistem tëcilat janë të notuara nga Komisioni Evropian. Nuk duhet të nënvlerëdohet fakti se fjala është për çështje historike në këtë kontest, sepse ju lutem,historia mund të ndryshoj politikën e jo politika të ndryshoj afo falcifikojë historinë. Ani pse politika mund të ndikoj mbi çdo gjë, por ndikimi i politikës ndaj historisë është i limituar pavarsishtë se sa vite ajo ka ndikuar”, thotë Aliu.

Vitin e kaluar vendi edhe përskaj ndryshimit të emrit nuk mori datë për negociata për shkak insistimit të Parisit për reforma në metodologjinë negociuese, që shkaktoi edhe dëshpërim të madh në vend, ndërsa VMRO-DPMNE atëherë insistonte në zgjedhje të cilën u mbajtën në verë.

Postime të ngjashme

Bytyqi – Nikollovski: Ndajmë vlera të njejta dhe bashkëpunimi do të jetë i begatshëm

Z H

Stoltenberg: NATO do t’i dhurojë Maqedonisë së Veriut pajisje mjekësore me vlerë rreth 1.4 mln euro për përballje me pandeminë

R ZH

Nuk mendoj se udhëtarët nëpër autobuse kontribuojnë në përhapjen e virusit, thotë Shilegov

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...