Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Temë

Analistët: Një bllokadë nga Sofja, vë në pikpyetje jetëgjatësinë e Qeverisë “Zaev”

Zhurnal Ads

Shkup, 30 tetor, zhurnal.mk – Qeveria “Zaev” është para një sfide të re. Një test tjetër i vështirë që kërkon poashtu kompromisin e madh. Por kjo i ka dy tehet e rrezikshme që mund të çojë në skenar edhe të rënies së qeverisë. Maqedonia e Veriut nga kontesti me Greqinë, tashmë ka një tjetër bllokadë nga Bullgaria dhe që poashtu një bllokadë e mundshme rreth fillimit të bisedimeve me BE-në, mund t’a vështirësojë jetëgjatësinë e kësaj qeverie, thonë njohësit e proceseve politike në vend.

Urim Saliu, gazetar, për Zhurnal thotë se këtë herë kryeministri Zaev do ta ketë të vështirë për të gjetur zgjidhje sepse mund ta paguajë me koston politike të tij.

“Zaev i prirur për kompromise, kësaj rradhe do t’a ketë të vështirë sepse ai mund t’a paguajë me koston politike të tij. Në këtë pikë mund të jetë pikërisht Zaev këmbëngulës sepse nuk e ka tensionin e zgjedhjeve. Nuk e dijmë nëse këto relacione me Bullgarinë janë serioze apo është një lojë e koordinuar, por gjithashtu nuk e dijmë saktë nëse kjo është vetëm një shkak i asaj që BE më saktë mund të mos jetë e kënaqur me ngecjet e shumta të reformave gjithandej. Çështja me Bullgarinë mund të jetë një mbulesë e detyrave tjera që Maqedonia e Veriut ka ngecur në rrugën për të përmbushur ato që i kërkohen”, ka dekalruar për Zhurnal, Urim Saliu, gazetar.

Nga ana tjetër, analisti politik, Selim Ibraimi për Zhurnal thotë se nuk beson që nga një bllokadë e mundshme mund të bie Qeveria e kryeministrit Zaev, por sipas tij reputacioni i qeverisë do të bie te qytetarët maqedonas.

“Në rënien e qeverisë nuk besoj por reputacioni po. MV duhet ta ulë topin poshtë me Bullgarinë, sepse Sofja kërkon që figurat bullgare të largohen dhe të rishikohet historia. Nuk është në interes të popullit maqedonas të krenohet me personalitetet bullgare. Qeveria po zbehet me menaxhimin e keq të Covid-19. Në proces afatgjatë do të gjenden mekanizma ne mes Bullgarise dhe MV”, ka deklaruar për Zhurnal, Selim Ibraimi, analist.

Në dhjetor duhet të merret vendimi për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE. Ndërkohë nuk ka lëvizje pozitive për zgjidhjen e kontestit Shkup – Sofje në lidhje me çështjet historike dhe nuk ka gjasa të mëdha për përparime të rëndësishme. Për këtë arsye, sipas institucioneve relevante bullgare, fillimi i negociatave mund të shtyhet për 6 muaj.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Spasovski: Në Vevçan nuk ndodhi asgjë spektakolare për arsye politike donin incident dhe sensacionalizëm

Z H

Gjermania përkrah vendin tonë, Mas: Uroj të fillojnë bisedimet deri në fundvit

T E

ASH-AAA kërkon dorëheqjen e zëvendësministrit të MPB-së, Nazim Bushi

B M

Carovska: Pushimi i parakohshëm, propozim i paargumentuar i opozitës

E.E.

Zaev: Opozita të ndalojë përhapjen e frikës, panikut dhe gënjeshtrave

E.E.

Zvicra mund ta heqë sot Maqedoninë e Veriut nga lista me rrezik të lartë

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...