Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Analistët: Sela nuk ka strategji, do ta ketë vështirë të ruaj unitetin brenda ASH-së

Zhurnal Ads

Shkup, 17 shtator, zhurnal.mk – Opozita shqiptare që pas zgjedhjeve të 15 korrikut si duket nuk po mund ta merr veten nga humbja, e që si pasojë janë ngjallur pakënaqësitë dhe largimet nga subjektet opozitare. Së fundmi nga Aleanca për Shqiptarët ka dhënë dorhëhqje funksionarja e lartë e kësaj partie zonja Arta Toçi ku një ndër shkaqet e dorëheqjes përmend mospërfilljen e mendimit ndryshe dhe qasjen selektive ndaj anëtarëve.

Analistët politik për Zhurnal thonë se Ziadin Sela për momentin nuk ka plan veprimi andaj ka dhe pakënaqësi brenda partisë së tij. Të njejtit nuk përjashtojnë mundësinë që nga ASH të kemi edhe largime tjera në të ardhmen.

Gazetari Urim Saliu thotë se dorëheqjet e figurave të larta, më saktë atyre që ishin themelues të partisë, siç është z.Arta Toçi e cila e ka mbrojtur me çdo çmim këtë subjekt opozitarë, tregon se partia e Selës është përpara një sfide serioze në të ardhmen.

Sipas tij arsyet e dorëheqjes së z.Toçi ishin shqetësuese që tregon se si janë në të vërtetë së brendshmi partitë tona që në dukje tregohen të hapura dhe demokratike, aty pra ku respektohet mendimi ndryshe që në fakt del të mos jetë ashtu.

“Përplasjet natyrisht që nisin pas një cikli zgjedhorë dhe opozita gjithnjë e ka të vështirë të mbajë unitetin përbrenda. ASH po hyn në një fazë të rëndë sepse shënjestra pas humbjes është gjithnjë lideri si përgjegjësi kryesorë. Mendoj se do ketë zëra tjerë në vijim që do jenë kundër dhe kjo për ASH në do jetë një test i vështirë i ruajtjes së unitetit. Sela e di më mirë se të gjithë, nga përvoja duke qenë në PDSH, se sa shkatëruese janë largimet nga një subjekt. Çdo përplasje brenda ASH së në ditët e ardhshme me zëra tjerë kundër, do ketë reflektim edhe në koalicionin e tyre me Alternativën. Partitë shqiptare e kanë të vështirë mbijetesën në opozitë”, ka deklaruar për Zhurnal, Urim Saliu, gazetar.

Nga ana tjetër, analisti politik, Arben Llalla për Zhurnal thekson se Zijadin Sela që kur themelojë partinë e tij nuk kishte strategji, sepse sipas tij ai e nisi si parti reformiste të PDSH duke përfunduar në parti e përzier me nivelin e ulët të ish-anëtarëve të BDI.

Llalla thotë se largimet nga ASH do të rriten dhe nuk përjashtohen që disa anëtar të kësaj partie të kalojnë në PDSH ose BDI.

“Pra, ASH nuk ka strategji kombëtare dhe politike sepse përbëhet nga grupacione interesash të vogla personale të individëve që skanë asnjë ideologji. Kështu, dështimi apo dobësimi i ASH në të ardhmen është i garantuar. Zijadin Sela me lëvizjet e tij të turbullta ka ngritur shumë pikëpyetje tek themeluesit apo edhe tek Këshilli i Politikave Progresive apo Akademia Politike. Z.Sela theu parimet për të cilën u largua nga PDSH, pra: “Ai që humb disa herë zgjedhjet jep dorëheqjen”, këtë ai e ka thënë disa herë për z.Menduh Thaçin, ndërsa vetë z.Sela ka humbur 5 palë zgjedhjesh për ballë z.Ali Ahmetit dhe ende nuk është larguar, nuk hap rrugën e një kryetari që vërtetë do e çojë ASH drejtë fitores. Si pasojë shumë personalitete të ASH tashmë janë larguar në heshtje dhe nuk është çudi të rikthehen në PDSH apo të jenë pjesë e BDI duke e forcuar edhe më shumë këtë parti”, ka përfunduar Llalla.

Ndryshe, përplasje brenda ASH-së pati edhe para zgjedhjeve ku kryetari i degës së Tetovës Altrim Mamuti haptazi kundërshtoi politikat e liderit të tij Ziadin Sela. Më pas tanimë ish kryetari i degës së Tetovës, Altrim Mamuti kaloi në Lëvizjen BESA.

Postime të ngjashme

22 të vdekur, Filipçe: Gjendja me virusin është jashtëzakonisht serioze dhe kritike

admin

VMRO-DPMNE: Sistemi shëndetësor është në kolaps dhe jashtë kontrollit

XH,I

Vetëizolim i obligueshëm deri në marrjen e rezultatit nga testimi, në të kundërt dënim prej 50 eurosh

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...