Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

ANALISTËT: Opozita të jetë më “agresive” në kërkesat e saj

Shkup, 19 janar – Opozita shqiptare e udhëhequr nga Aleanca për Shqiptarët (ASH) e Ziadin Selës dhe Alternativa (AAA) e udhëhequr nga Afrim Gashi, në fillim të mandatit të kësaj përbërje parlamentare kanë ngritur një sërë iniciativash që kanë prefiks kombëtar, por në opinion krijohet përshtypje se të njëjtat vetëm se janë lansuar, dhe se për të njëjtat mungon “agresiviteti” opozitar, shkruan Zhurnal.mk

Opozita shqiptare gjatë zgjedhjeve, por edhe pas zgjedhjeve parlamentare të korrikut të 2019-ës, ka kërkuar që të hiqet referenca e 20 përqindshit për Gjuhën Shqipe si kategori kushteteuese, ka dorëzuara në Parlament Ligjin për shtetësi me të cilin duhet të zgjidhet fati i mija shqiptarëve që në të kalaurën, padrejtësisht u është mohuar e drejta për të pasur shtetësi, po ashtu ka kërkuar që të rihetohen edhe të gjitha rastet e monutara politike që nga pavarësimi i Maqedonisë e deri më sot. Ndërkohë, për rastet e montuara politike edhe me programin Qeveritar dhe marrëveshjen e koalicionit mes LSDM-së dhe BDI-së është paraparë që të rihetohen pesë për qind e tyre. Por mbetet e paqartë se si do të bëhet selektimi i tyre dhe se cili rast do të rihetohet. Por, pse mungon agresiviteti i opzoitës shqiptare mbi këto kërkesa legjitime?

Profesori univeristar dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Bashkim Selmani vlerëson se shumë e rëndësishme është që opozita të jetë më e zëshme në plasimin e ideve të tyre në opinion dhe institucione, e jo vetëm në manifestim e tyre. “Nuk është me rëndësi vetëm manifestimi idesë, por me rëndësi është edhe veprim real. Për arsye se janë kërkesa që janë të njëjta me ato të qytetarëve. Opozita është e detyruar që të shfrytëzojë të gjitha mjetet demokratike, praktike dhe ligjore që me të gjitha mjetet demokratike të lansojë idet e tyre në Parlament. Mos agresiviteti i opzoitës, mbanë në kountiunitet gjallë shpresat e qytetarëve, por nuk ndryshon gjë. Ka disa momente që përveç se lansohet ideja për një peojekt, ajo duhet në të njëjtën kohë edhe të matrializohet”, deklaroi për Zhurnal, Selmani.

Sipas tij, të gjitha partitë shqitare që nga pavarësia e Maqedonisë e deri më sot nuk kanë një strategji të përbashkët kur janë në pyetje interesat kolektive të shqiptarëve. “Nuk ka një strategji të përbashkët ndaj të cilave duhet të jemi bashkë të gjithë”, nënvion ai.

Në anën tjetër, ish-diplomati Muhamed Halili konsideron se opozita shqiptare është në funksion të kërkesave të Zaveit. “Zaevi i bërëi të gjitha ato që dëshironte, i mori partitë shqiptare bëri Referendum , Ndryshime Kushtetuese etj., ndërsa opozita shqiptari heshti gjatë këtyre ndryshimeve kushtetuese kur mund ta rregullonte edhe çështjen e 20 për qindshit të Gjuhës shqipe si referenc. Kompromis bëjnë partitë në pushtet por jo edhe opzita. Kompromisin nuk duhet ta bëjnë partitë opozitare dhe as që duhet ta bëjnë. Partitë e shumicës mund të thonë se kenë të drejt, por opozita duhet të dëshmojë se ato nuk kanë të drejtë. Në vendin tonë vetëm mediat janë opozitare. Nuk është opozitarizëm nëse njëhërë në dy muaj delë më ndonjë qëndrim kritik ndaj pushtetit, duhet që në mënyrë permanente të kesh ide dhe projekte”, shprehet Halili.

Ndryshe, mbi Ligjin për shtetësi të propozuar nga opzoita shqiptare, me të cilin duhet të zgjidhet fati i mija kërkesave të shiptarëve për shtetësi, mbështetje të plotë i ka dhënë BDI-e Ali Ahmetit, ndërsa kundër janë deklaruar dy partitë më të mëdha maqedonasde LSDM dhe VMRO-DPMNE. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Komuna e Çairit dhe Sarajit nderuan misionarët e diferencuar politik

R Zh

ASH-AA: Politika të largojë duart nga arsimi

R Zh

ANKETA/VMRO prinë para LSDM, dallimi mes BDI dhe ASH vetëm 1 përqind

T E

Maqedonia e Veriut më e korruptuar në Ballkan dhe jo vetëm

T E

Gostivari mobilizohet për të ndihmuar Noarin 3 vjeçar

T E

Talat Xhaferi uron 7 Marsin

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...