Agjencia Zhurnal.mk

Analistët: Partitë shqiptare me programe të vjetra, me disa ndryshime kozmetike

Shkup, 27 janar, zhurnal.mk – Partitë politike shqiptare tshmë kanë filluar fushatën e tyre paraelektorale, por pa shpalosur para elektoratit platformën e tyre politike. Njohësit e proceseve politike nuk parashohin ndonjë risi nëpër platformat e partive politike shqiptare për zgjedhjet e 12 prillit. Sipas tyre plaftorma e partive shqiptare do të jetë e përqendruar në tema të vjetra dhe akuza ndërpartiake.

“Nëse nisemi nga thënia popullore, “dita shihet që në mëngjes”, atëherë mëngjesi i fushatës politike në RMV duket të jetë goxha i “ndotur”, i përqëndruar në temat e vjetra dhe akuza ndër partiake për hajni e tradhti. Prej fillimit të pluralizmit, partitë politike shqiptare kanë premtuar se gjuhën shqipe do ta bëjnë zyrtare dhe pas raportit të Komisionit të Venecias, kjo temë pashmangshëm do të jetë pjesë edhe e kësaj fushate. Poashtu NATO dhe BE do të jenë temat për të cilat do të rrahin gjoks partitë shqiptare. Do të preken edhe reformat, e sidomos reformat në sistemin e drejtësisë”, shprehet për Zhurnal, gazetari Naim Sinani

Ai mes tjerash thotë se sa për formalitet, do të botohen edhe programe, me tekstet e vjetra të programeve të fushatave të kaluara, sipas tij, me disa ndryshime kozmetike e bukurshkrime.

“Por premtimi “më i madh” i partive shqiptare do të jetë se do të dalin partia e parë dhe do të jenë pjesë e qeverisë. Në këtë mënyrë do të vazhdojnë premtimet për punësime dhe avancime në administratë, ani pse të gjitha raportet flasin se administrata është e stër ngarkuar, madje kemi edhe administratorë të pa sistemuar. Por këtu do të jenë edhe akuzat për keqpërdorim pushteti, e keqpërdorim fondesh, të cilat jemi dëshmitarë se tanimë kanë filluar edhe pse fyshata zyrtarisht nuk ka nisur. Me një fjalë do të kemi fushatë të dominuar nga temat e vjetra”, ka deklaruar për Zhurnal, gazetari Naim Sinani.

Nga ana tjetër analisti politik, Berat Azizi për Zhurnal thotë se shumë pak partitë do të shpalosin nga platformat e tyre politike, por më së shumti do të koncentrohen se si ta zgjojnë votuesin e tyre nga apatia dhe si ta bindin se ata janë më të mirë.

“Që në fillim ne e shohim se paritë tashmë kanë filluar akuzat dhe kritikat ndaj njëra tjetrës. Në anën tjetër BDI-ja si duket do të rifreskohet me platformën dhe programin e ri politik duke shkuar një hap përpara. Tashmë në fokusin e programit politik të BDI-së, do të jetë integrimi në BE dhe hapja e vendeve të reja të punës, kurse partitë opozitare shqiptare si duket theksin e vënë tek përdorimi i gjuhës shqipe dhe pabarazia ekonomike. Unë mendoj se partitë politike shqiptare edhe në këto zgjedhje do të përdorin parullat tashmë të famshme të zgjedhjeve të kaluara kritika dhe akuza ndaj pushtetit për premtimet e parealizuara, por pa mos dhënë ndonjë detaj apo hollësi se si do të mund ti realizonin ata nëse vijnë në pushtet”, ka deklaruar për Zhurnal, analisti politik, Berat Azizi.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...