Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Temë TOP LAJM

Analistët: Për çfarë vetingu na flet BDI-ja, kur Krershnik Bekteshi për një mandat është pasuruar me 2 milion euro!?

Zhurnal Ads

Shkup, 15 dhjetor, zhurnal.mk – Që nga paslufta e këtej, klasa më e pasur në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë të jenë politikanët, të cilët kanë krijuar pasuri të mëdha, të cilat jo rrallëherë kanë qenë të kontestuara. Vazhdimisht ekzistojnë dyshimet se si për një periudhë të shkurtër, shumë nga ata kanë arritur të krijojnë këtë pasuri. Po ashtu, në shumë raporte vendore dhe ndërkombëtare, Maqedonia e Veriut vazhdon të jetë një ndër vendet ku korrupsioni mbetet i lartë.

Sipas një studimi të Qendrës për hulumtim gazetaresk Skoop, ministri më i pasur shqiptar është Kreshnik Bekteshi që peshon afro 2 milion euro, dhe kjo ka qenë befasuese për opinionin publik. Shumë qytetarë nëpër rrjetet sociale kanë parashtruar pyetjen se si Ministri në fjalë ka arritur ta bën githë këtë pasuri për pak kohë?

Analistët në Maqedoninë e Veriht theksojnë se duke e marrë parasysh të kaluarën ekonomike të një pjesë të politikanëve, duhet doemos të hetohej mënyra se si është bërë kjo pasuri. Ata pohojnë se politikanët sillen si një bandë ekonomike që funksionon mbi korrupsion dhe jashtë tregut të lirë.

Analistët njëherit dyshojnë edhe në pasurinë e Ministrit Bekteshi, sepse sipas tyre në Ballkan gjithë funksionarët mbi 60% të pasurisë së tyre e krijojnë me veprimtari të paligjëshme ose me keqpërdorim të funksionit.

Edhe pse BDI-ja premtoi se brenda 100 ditëve qeveria do aprovojë ligjin për veting të detyrueshëm për të gjithë bartësit e posteve më të larta shtetërore, po përveç heshtjes asgjë për vetingun gjatë këtyre 100 ditëve qeverisëse të LSDM-së e BDI-së, këtë gënjeshtër e vërtetoi edhe zv/ministri i parë Artan Grubi duke flladitur qytetarët se gjatë mandatit katërvjeçar do funksionojë edhe ligji i mallkuar i vetingut për funksonarët e lartë shtetëror. Shkaktar i heshtjes dhe thyerjes së premtimit të vetingut me siguri do jetë ministri milionerë i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Aq i rëndë me para është, sa që në moshën e tij 35 vjeçare është i mbuluar me dy milionë euro, thotë analisti politik Sulejman Mehazi.

Ai ka bërë një analizë detajuese rreth pasurisë së 35 vjeçarit Kreshnik Bekteshi. Sipas tij për të fituar 2 milion euro duhet të punohet 20 vite me pagë mujore 10 mijë euro, gjë që kjo nuk korespondon me Kreshnik Bekteshin.

“Nëse Zaevi së bashku me partitë shqiptare qeverisëse heshtin para ligjit të vetingut, atëherë, ne e popullata jemi të detyruar të bëjmë llogaritë vetinguese të dy milionë eurove te Kreshnik Bekteshit. Për të fituar dy milionë euro duhet punuar 20 vjet me pagë mujore 10,000 euroshe dhe atë veç nevojave shtëpiake e obligimeve e tatimeve shteterore. Llogaria është e qartë, për të fituar për 12 muaj 120, 000 mijë euro rroga mujore duhet të jetë 10,000 euro. Pra,10 vjet nga 120,000 euro bëjnë një milion e dyqindëmijë euro, 20 vjet nga 10,000 euro mujore barazi dy milionë e katërqindëmiji euro”, ka deklaruar Mehazi.

Ai madje pyet se si është e mundur që ministri 35 vjeçar Kreshnik Bekteshi t’i ketë dy milionë euro në këtë moshë te re, kur deri në moshen 23-24 vjeçare ka studiuar e gjatë 10-11 viteve në BDI i ka fituar dy milionë eurot.

“Llogaria është e qartë se nuk është e mundur të fitohen aq para në moshen 35 vjeçare sikur edhe 30,000 euro të merrte në muaj Kreshnik Bekteshi. Pra, ja pse anashkalohet aprovimi i ligjit për vetingun në qeverinë e RMV-së”, ka përfunduar për Zhurnal, Sulejman Mehazi, analist.

Nga ana tjetër, profesori universitar, Bashkim Selmani për Zhurnal shprehet se kjo Qeveri sikur po i ndihmon këto dukuri me prolongimin e ligjit për veting por dhe me premtimet që kishin dhënë gjatë fushatës për kthimin e parave të vjedhura nga Qeveria e Gruevskit.

“Fakt është se sa i përket mënyrës së luftimit të kriminalitetit, tani flasim pa marrë parasysh rrethanave individuale e kështu me rradhë, në Ballkan duke i analizuar gjitha qeveritë mbi 60% të pasurisë që krijojnë funksionarët janë veprimtari të paligjëshme. Edhe në këtë rast e gjitha pasuria që krijohet vjen në mënyrë të paligjëshme sepse keqpërdoren, qofshin shërbimet, funksionet etj. Nga ana tjetër është vetëm si tërësi e veprimet për arsye se vetë Zoran Zaev dha premtimin se gjitha paratë që u keqpërdorën nga Qeveria e Gruevskit do tu kthehen qytetarëve, ndërsa nga ato para nuk është kthyer asnjë qindrakë. Kjo qeveri sikur po i ndihmon këto dukuri me shtyrjen apo prolongimit e vetingut, ajo akoma më shumë do të krijon pasanik individual, dhe fatkeqësisht do të varfërohet akoma më shumë masa”, shprehet Selmani.

Ai mes tjerash thotë se duhet të krijohet një ligj gjithpërfshirës, veting komplet për gjitha institucionet dhe bartësit e këtyre institucioneve.

“Ka dhe ligj të vecant për prejardhjen e pasurisë, por deri sot edhe aty ku ka pasur dilema se këto pasuri janë të krijuara ose janë paverifikuara, është vetë pjesë e fajësisë e komplet qeverisë. Nuk është problemi se cili individ është i pasur, por problem është se duhet të krijohet edhe një ligj gjithpërfshirës, veting komplet ku do të futen gjitha institucionet”, ka deklaruar për Zhurnal, Bashkim Selmani, profesor universitar.

Ndryshe, aprovimi i ligjit për veting të detyrueshëm për të gjithë bartësit e posteve publike në 100 ditët e para kishte premtuar BDI, por kjo ende nuk është realizuar dhe për këtë zv/kryeministri Grubi dje nuk dha llogari. I njejti tha se vetingu do të zbatohet gjatë mandatit të plotë, por nuk tregoi pse nuk u bë per 100 ditë. Nga ana tjetër kemi Ministrin më të pasur shqiptar nga BDI Kreshnik Bekteshi i cilin peshon afro 2 milion euro. A duhet së pari këtyre funksionarëve tju hetohet gjithë kjo pasuri në një shtet me popullatë skajsmërisht të varfër, ndërsa me funksionarë enorm të pasur, natyrisht se PO? Por a do të ndodhë dhe kur do të ndodhë një hetim i tillë, mbetet të ia lëm kohës!

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Sela në takim me shefin e OSBE-së: Bisedohet për regjistrimin e popullatës

admin

Zv.ministri Nuhiu: Do të respektohen protokollet anti covid edhe në burgje

T E

Procedurat e stërzgjatura rrezikojnë ndihmat për kompanitë

E.E.

Kocijas: Bullgaria po destabilizon rajonin

T E

Kapen 13 të rinjë duke festuar ditëlindje e duke konsumuar drogë

Z H

Sot Qeveria përsëri do të provojë të vendosë për mësimin tërëditor në shkolla

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...