Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Analistët për Zhurnal: Idea e Mexhitit për bashkëpunim, ligji për nënshtetësi, opozitë – pozitë, mesa i nevojshëm për shqiptarët

Shkup, 26 mars, Zhurnal.mk – Deputet i Bashkimit Demokratik për Integrim në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, Izet Mexhiti në një prononcime për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal tha sot se, ai a do të kishte mbështetur ligjin për NËNSHTETËSI , i propozuar nga ana e partive opozitare shqiptare.

Mexhiti për Zhurnal thekson për të mirën e qytetarëve, do ta mbështet ligjin për nënshtetësi, duke shtuar pse jo në këtë rast bashkëpunimin pozitë-opozitë, të shqyrtohet ligji me ose pa ndryshime i njëjti të kalon në Kuvend, përcjell Zhurnal.mk.

Për gatishmërin e deputetit Izet Mexhitit, analisti Naim Sinani për Zhurnal vlerëson se deklaratat që shprehin gatishmëri për bashkëpunim, apo koordinim mes partive shqiptare, për çështje si ajo e propozim ligjit për shtetësi pa marrë parasysh se nga kush vijnë, janë mëse të nevojshme, një çështje për të cilën partitë maqedonase nuk kishin gatishmëri ta zgjidhin me partnerët e koalicionit prej 30 vitesh, shkruan Zhurnal.mk

“Deklaratat që shprehin gatishmëri për bashkëpunim, apo koordinim mes partive shqiptare, për çështje si ajo e propozim ligjit për shtetësi pa marrë parasysh se nga kush vijnë, janë mëse të nevojshme. Një çështje për të cilën partitë maqedonase nuk kishin gatishmëri ta zgjidhin me partnerët e koalicionit prej 30 vitesh, detyroi opozitën shqiptare ta bllokoj kuvendin, prandaj është mirë që pa kalkulime politike, partitë shqiptare në pushtet, e sidomos BDI të mbështes këtë propozim-ligj dhe përfundimisht të zgjidhet ky problem i vjetër prej tre dekadash”, thekson Sinani.

Ndërsa mbi propozimin e Mexhitit për interesat shqiptarë, gjegjësisht ligji për nënshtetësi se përse të mos bashkëpunojnë pozitë – opozitë, ashtu siç veprojnë edhe partitë maqedonase, Sinani sqaron.

“Nëse liderët e partive maqedonase Zoran Zaev dhe Hristian Mickovaki, kanë paralajmëruar takim për të hënën, pse të mos koordinohen edhe liderët shqiptar? Në këtë linjë i shoh edhe deklaratën e kreut të Alternativës Afrim Gashi, se nëse Zaev koordinohet me Mickovskin, mund të koordinohen edhe liderët shqiptar. Ndërsa në frymë të njëjtë është edhe gatishmërinë e nënkryetarit të BDI-së Izet Mexhitit, për ta mbështetur propozim-ligjin e partive opozitare ASh-Alternativa.”, ka thën Sinani për zhurnal.mk

Nga ana tjetër edhe analisti Qenan Aliu është i njëjtin mendim se deklarata e Izet Mexhitit është për t’u përshëndetur, duke shtuar se koordinimi lidhur me çështjet që janë jetike bashkëveprim në mes subjekteve politike shqiptare nuk nënkupton homogjenizim, “subversiv” por thjesht qasje e koordinuar, racionale dhe me qëllim të mirë.

“Prononcimi i Z. Izet Mexhiti lidhur me mbështetjen e propozim-Ligjit nga ana e opozitës shqiptare për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit mbi shtetësinë, gjithsesi është për tu përshëndetur. Koordinimi lidhur me çështjet që janë jetike bashkëveprimi në mes subjekteve politike shqiptare nuk nënkupton homogjenizim ,,subversiv,, por thjesht qasje e koordinuar , racionale dhe me qëllim të mirë. Shpërfaqja e kësaj energjie nga z. Mexhiti meriton respekt, ndërkaq duhet pritur veprimet në praktikë.” vlerëson Aliu për Zhurnal.mk

Kujtomë se Partia maqedonase në pushtet LSDM, nuk e mbështet propozim-ligjin të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, në lidhje me problemin me nënshtetësinë.

Nga LSDM thonë se kanë vërejtje për propozimin e opozitës shqiptare, si dhe paralajmërojnë takime me grupet e deputetëve dhe amendamente të tyre.

“Për ndryshimet e tekstit të propozim-ligjit do të bisedojmë me propozuesit dhe grupet e tjera të deputetëve dhe ato ndryshime do t’i bëjmë me amendamente, ndërsa qëllimi është të sigurohet konsensus i gjerë, për të ardhur tek zgjidhja adekuate. Ndryshimet e tekstit të propozim-ligjit për nënshtetësinë do të futen me procedurë të shkurtuar në Kuvend, pasi bëhet fjalë për një problem shumëvjeçar”, thonë nga LSDM.

Ndryshe, sipas propozimit të ASH-së dhe Alternativës, ata që duan të marrin nënshtetësi të Maqedonisë, do të duhet të sigurojnë tre dëshmitarë të cilët do të sigurojnë se kërkuesi i nënshtetësisë ka jetuar në territorin e Maqedonisë prej 8 shtatorit 1991, ose dëshmi të vetëm një personi i cili është banor ose jeton në vendin ku jeton kërkuesi i nënshtetësisë.

Postime të ngjashme

Arafat Shabani: Nuk mund të detyrojmë mësimdhënësit të vaksinohen

Zekirija Haxhiu

Covid/ 5 të infektuar dhe 1 viktimë

Zekirija Haxhiu

Zaev: Nuk lejojmë në tryezë të vendoset identiteti dhe gjuha maqedonase

Zekirija Haxhiu

Himni i Maqedonisë V. më tepër monoetnik se sa multietnik, çfarë duhet ndryshuar?

Zekirija Haxhiu

Vullnet Ameti takohet me akademikun Marenglen Verli nga Shqipëria

Zekirija Haxhiu

Alternativa-ASH: Edhe një dështim tjetër në procesin integrues

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...