Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar Temë TOP LAJM

Analistët për Zhurnal: Votëbesimi i Qeverisë dëshmoi se nuk ka tjetër shumicë

Shkup, 4 mars – Zhurnal.mk – Deputetët e shumicës parlamentare mbrëmë votuan besimin e Qeverisë, pasi këtë më parë e kërkoi vet kryeministri Zoran Zaev.

Iniciativa e Zaevit erdh pas shumë zërave nga opozita se ata kanë siguruar shumicë të re parlamentare, ndërsa për të hequr të gjitha dilemat, Zaev me mençuri inicioi votëbesim dhe e siguroi atë. Tani shumica parlamentare mund të flejë e qetë, së paku deri në zgjedhjet lokale.

Zaev në foltore dje tha se ai është kryeministri i parë që nga mëvetësimi i shtetit që ka kërkuar votëbesim të Qeverisë. Ai kërkoi nga deputetët të shprehen rreth asaj që opozita nisi të shpërndajë lajme se është siguruar shumicë tjetër parlamentare.

“E mar përgjegjësinë të përballemi dhe të spastrohemi. Ta shohim në vepër atë shumicë të paralajmëruar parlamentare nga opozita. Ky është momenti të dëshmojmë para qytetarëve se sa ka të vërteta nga opozita”, tha Zaev duke akuzuar opozitën për bllokime dhe obstruksione.

Ekspertët politik lidhur me këtë çështje shprehen se edhe pse shumica parlamentare mbijetoi në votëbesim, kjo nuk do të thotë se duhet të rehatohen sepse vendi nuk është i qetë nga ndodhitë e fundit si dhe përplasjet e brendshme do të mund ët ndikojnë në raportet ndëretnike.

Analisti politik Eroll Rizaov për Zhurnal shprehet se kryeministri Zaev me votëbesimin e mbrëmshëm i dëshmoi opozitës se nuk ka tjetër shumicë për momentin, por kjo nuk do të thotë se në të ardhmen nuk mund të ndodhë që opozita të sigurojë shumicë. Andaj sipas Rizaov, Zaev duhet në 90 ditët e ardhshme të veprojë në qetësi dhe me komoditet.

“Bëhet fjalë për operacion parlamentar politik klasik e cila tek ne rrallë është prezente por në botë është diçka normale. Ndodhë që ose pushteti ose opozita në situata të ndryshme kur vlerësojnë se kanë mbështetje në opinion, të kërkojnë votëbesim ose interpelancë, kjo është e rregulluar edhe me Kushtetutë edhe me rregullore. Këtë radhë këtë të drejtë kushtetuese e shfrytëzoi kryeministri t’i tregojë opinionit se nuk ka tjetër shumicë parlamentare. Ligji lejon që kur kryeministri të kërkojë votëbesim, të mos ketë debat parlamentar, ndërsa kur inicon opozita, të ketë debat. Tani Qeveria në 90 ditët e ardhshme duhet të jetë e bashkuar dhe e qetë por nëse opozita siguron shumicë tjetër, atëherë përsëri kanë të drejtë të ngritin interpelancë”, shprehet Rizaov.

Edhe analisti Selim Ibraimi për Zhurnal potencoi se kjo mbijetesë e Zaevit është tepër e rënduar dhe se nuk i siguron një qeverisje të qetë dhe partive tjera të koalicionit.

“Qeveria e Zaevit mbijetoi me një shumicë të ngushtë të partive duke filluar nga BDI dhe Besa dhe këtu padyshim roli i partive shqiptare ka qenë për të mbështetur Zaevin duke lënë pas vetes ai bashkë me partitë shqiptare mjaft raste të pazgjidhura gjyqësore. Në fakt kjo mbijetesë është tepër e rënduar nga numrat që duhet të sigurojnë partitë në parlament dhe parimisht nuk i siguron një qeversije të qetë Zaevit dhe partive tjera. Tani e tutje Zaevi dhe Kasami do të punojnë apo do të bëjnë përpjekje me të gjitha metodat të “gjuajnë” deputetë nga opozita në dobi të shumicës jo aq stabile për vitet në vazhdim”, shprehet Ibraimi për Zhurnal.

Sa i përket shumicës stabile në Parlament, Rizaov më tej shton se asnjëherë në Maqedoni nuk do të ketë shumicë stabile sepse nuk dihet nëse shumica absolute i sjellë të mira demokracisë. Sfida e vërtetë sipas tij, është të menaxhohet shteti me shumicë të ngushtë.

“Sa i përket shumicës stabile apo jo stabile, në Maqedoni asnjëherë nuk do të ketë shumicë stabile. Edhe po të ketë ndonjëra parti e vetme 61 deputetë, e të formojë shumicë me 80 deputetë, nuk e di askush çfarë është më keq për demokracinë. Nëse Qeveria ka 80 deputetë, atëherë shumë shpejtë përforcohet dhe fitoni shpejtë regjim, nëse ka 61 – 62 vërtetë që është shumicë e dobët por sfida është që në këtë mënyrë të mund të menaxhosh me shtetin. Sa më tepër pushtet aq më tepër krime aq më tepër korrupsion. Edhe Gruevski një kohë kërkonte 62 deputetë por pse? Vetëm e vetëm të veprojë pa pengesa dhe me komoditet”, ka deklaruar Rizaov për Zhurnal.

Sa i përket VMRO-së opozitare, Selim Ibraimi thotë se pretendimet për shumicë parlamentare më tepër duken si propagandë për zgjedhjet lokale.

Ndërsa për opozitën shqiptare, Ibraimi konsideron se ata kanë frikë nga dhuna e mundshme që mund të ushtrojë pushteti ndaj çdo nismë të tyre.

“Ndërsa për VMRO-në duhet parë nëse me të vërtetë kanë punuar në këtë shumicë apo është vetëm një nxitje e kotë opozitare e cila shkon në dobi të propagandës për zgjedhjet lokale. Për të shpallur zgjedhje të reja , opozita maqedonase dhe shqiptare duhet të ndryshojnë veprimet e kjo vlen sidomos për atë shqiptare e cila vërehet se ka frikë nga dhuna e mundshme që mund të ushtrojë pushteti i Zaevit ndaj çdo nisme opozitare shqiptare. Andaj në proces afat mesëm MV do të vazhdojë të jetë vend jo i qetë dhe me tronditje të brendshme politike që do të kenë ndikim në raportet ndëretnike”, ka deklaruar për Zhurnal, Selim Ibraimi.

Ndryshe Qeveria aktuale e Zoran Zaev u zgjodh më 31 gusht të vitit 2020 pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 15 korrik.

Votimi i mbrëmshëm ishte i pari për besim të Qeverisë që nga formimi i saj. Tjetër iniciativë për votëbesim nuk mund të ngritet për besim të qeverisë para se të kalojnë 90 ditë, përpos nëse çështjen e besimit e ngritin një numër shumicë e deputetëve.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Shkupjani privohet nga liria për kontrabandim të emigrantëve

R Zh

Regjistrimi në Diasporë dukshëm më i ulët se sa ai para vendimit për shtyrje, kush i dëshpëroi!

R Zh

Mungesa e vaksinave ndërpret edhe fushatën e ndërgjegjësimit për vaksinim

R Zh

Tridhjetë ditë paraburgim për gjashtë të arrestuarit për tregti të paligjshme me 200 kilogram marijuhanë

R Zh

Sot 46 viktima dhe 687 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

R Zh

Qeveria demanton Milloshoskin: Zaevi dhe Spasovski nuk u kanë dhënë pasaporta pjesëtarëve të ISIS-it

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...